Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Veliaj: Kosova gënjen, klinikën e ka pa leje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Veliaj: Kosova gënjen, klinikën e ka pa leje
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Veliaj: Kosova gënjen, klinikën e ka pa leje

Dita
Published May 30, 2015
Share
SHARE

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, ka përgënjeshtruar sot deklaratën e kundërshtarit të tij të djathtë, Halim Kosova, se klinikën e tij private e ka me leje që kur Edi Rama ishte kryetar bashkie në kryeqytet.

Nëpërmjet një deklarate për mediat të zyrës së Veliajt, thuhet se ata zotërojnë prova të besueshme se Kosova ka ndërtuar pa leje në kundërshtim me ligjin.

“Sot kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të bashkisë së Tiranës dhe drejtori i ardhshëm i maternitetit privat në 22 qershor, deklaroi se lejen e ndërtimit të klinikës së tij private, prej nga ka fituar disa milionë euro, ia paska dhënë Edi Rama në vitin 2004.

Të njëjtën gjë tha sot edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike. Madje ajo shtoi se Halim Kosova nuk gënjen kurrë dhe nuk e ka shkelur kurrë ligjin. Zyra jonë zotëron të gjitha dokumentet që provojnë se Halim Kosova ka shkelur lejen e ndërtimit e për pasojë ka ndërtuar pa leje, thuhet një njoftim.

Më tej, thuhet se Kosova ka aplikuar për legalizimin e objektit të tij në vitin 2013, ndërsa ndërtesa është bërë që në vitin 2004.

“Por, për të provuar se Halim Kosova gënjen, mjafton vetëm një fakt. Nëse Halim Kosova paska ndërtuar me leje, atëherë përse ka aplikuar për legalizim të klinikës së tij? Çfarë kishte joligjore klinika private e Halim Kosovës, që më pas në vitin 2013 u legalizua? Pse vetëm një vit pas ndërtimit, që zoti Kosova pretendon se ka qenë me leje, ky i fundit aplikoi për legalizim?”, thuhet në deklaratë.

Sipas Veliajt, Kosova duhet të thotë të vërtetën pasi një kandidat që synon të drejtojë qytetin, por që vetë ndërton pa leje, dhe më pas gënjen për ndërtimin pa leje, është gjëja e fundit që i duhet Tiranës. “Fakti që Halim Kosova ka kërkuar legalizim të klinikës në 2006 do të thotë vetëm një gjë: ai ka shkelur ligjin dhe lejen e dhënë në 2004”, përfundon deklarata.

Dita May 30, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
22 Comments
  • miri says:
    May 30, 2015 at 5:51 pm

    sa do rrosh do mesosh thote populli yne i mencur, dhe per kosoven keshtu po ndodh,. Hajdut na doli, shkeles ligji na doli, shperdorues fondesh na doli. si ka fytyre ke tu kerkoj votat qytetareve te tiranes?????? njeri pa karakteri eshte

    Reply
    • vojsava says:
      May 30, 2015 at 6:07 pm

      pro halimi ne kete rast ?? seriozisht e kane. E ka pa leje dhe kjo nuk ka dyshime se nga shporra atyre ka dal .qe e mendonin te qenurit ne pushet sikur kishin kapur qielin me dore dhe e menduan Shqiperine prone te tyre . e kthyen si vende e popuj.

      Reply
      • lumila says:
        May 30, 2015 at 6:21 pm

        Po si te gjithe pd-istat e tjere, qe e perdorin pushtetin per te fshehur pislleqet e tyre te se shkuares, e mashtrojne njerezit me perralla, s’dine e as duan te bejne ndonje pune, vetem ku te gjejne te zhvasin e te marrin njerezit per budallenj.

        Reply
        • armir says:
          May 30, 2015 at 6:23 pm

          Edhe genjen edhe tregon histori me mbret, e ka nga mosha, mos ia vini re, pas te 60-ave njeriu degradon, e ze skleroza, ca thote tani s’thote pastaj, mban mend gjera nga rinia, por harron keto te fundit.

          Reply
          • tony says:
            May 30, 2015 at 6:25 pm

            Po ka pasur lejen e doktorit qe i ka sherby, saliut, leje per te vjedh fondet e spitalit, aparaturat e deri te krevatet, leje per te ndertuar klinike pa leje, leje per te legalizuar korrupsionin se pacientet ia japin me qejf, a e mbani mend deklaraten e tij? Leje per te dhene autorizime import barnash jo te rregullta.

  • eri says:
    May 30, 2015 at 5:52 pm

    shkurt, paster, pa gabime, kosova eshte drejtimi i gabuar per tiranen. nuk ka cfare ti ofroje qytetareve te tiranes. qe tu kerkoje voten tiransve duhet tu kerkoj njeher falje per premtimet e pambajtura te lulushit qe vetem gjume ka fjetur

    Reply
  • koliani says:
    May 30, 2015 at 5:53 pm

    ku ka ze nuk eshte pa gje thote populli , dhe ne rastin e halimit .po keshtu ehste te merresh me shqupin dhe rrumpallen qe at dien te bejne , po si nuk u lodhen duke genjyer aman

    Reply
    • talo says:
      May 30, 2015 at 5:56 pm

      Keto pyetjet e ngritura jane shume reale dhe nese Halimi eshte aq i qewte mund te dali dhe tu prgj ne kete menyre hidhet drite mbi te verteten po ja qe nuk e ka bre dhe ska per ta bere sepse eshte me shume se sa e qarte se ka gjet shesh e ka bere pershesh se kishte berishen me shoke ne koke

      Reply
  • nasi says:
    May 30, 2015 at 5:56 pm

    erion veliaj eshte i vetmi qe do ti ktheje ketij qyteti vemendjen e meritur . halim kosova ka ngritur binare ne menyre te paligjshme. nese do iste aq shume i qete do dilte hapur e do pergenejshtronet me fakte e jo duke hedh uje ne hava

    Reply
  • gasa says:
    May 30, 2015 at 5:57 pm

    Po i dalin te palarat ketij te derguarit te zotit ne toke Halimit, po nuk del te reagoje se me siguri e ka sekrte si cdo gje tjter si plani elektoral etj

    Reply
  • gimi says:
    May 30, 2015 at 5:58 pm

    zoti kosova eshte nje i pafytyre qe ne moshen 62 vjecare pergojon familjet shqiptaret. trillon historira te pa qena. turp ti vije

    Reply
  • shqiptari says:
    May 30, 2015 at 6:07 pm

    une nuk kame respekte pere doktorate po dhe ky veliaje eshte bastarde se gjoja ne emere te reformes i dha urdher doktorave jenicera dhe cetnikve te partise qe i vuri neper komisione dhe po heq ndimate ekonomike te gjithve pa mbeshtetje dhe kushe nuk paguane dhe keta jenicer dhe cetnike e terorista qe vetem doktora nuk jane ferkojne duarete me fatkeqesine e te semurve poshte kjo fare e keqeme halime e erjone qe duane te vdeseshe pa te jetoshe ne kete kohe moderne dhe te bukure

    Reply
    • "Horri i Bulevardit" says:
      May 30, 2015 at 6:19 pm

      Or ti shqyptari, po mbaroje bre burr shkollen fillore, se aty mesohet shkrim e knim, mos kujto se bleve diplom universiteti dhe si me magji, ke per tu bo i mencem.

      Reply
  • fteri says:
    May 30, 2015 at 6:21 pm

    *****.. Deri sa ky kosova genjen ai nuk duhet te sgjidhet kryetar bashkie,po te ishte ne amerik ai menjeher do te jepte dorheqjen pretendimi per kryetar Bashkie per kryeqyteti Tiranes.****#

    Reply
  • Tartufi says:
    May 30, 2015 at 6:34 pm

    Mire o Velo leshi,qe te simpatizojne te gjithe tru tharet??? Ky Halim mashtrusi ka klinike
    pa leje.,Ju qe keni qeverine dhe zbatimin e ligjeve,pse nuk ja mbyllni kete klinike ketij
    mashtrusi???? Velo leshi siduket kur ti te bhesh i pari i bagetise se Tiranes,ke ne mendje
    te hapesh dhe tre klinika pa leje ,qe te ripet populli i mashtruar si lekura e kecit.

    Reply
  • Ashtueshte says:
    May 30, 2015 at 7:45 pm

    Çudi e madhe!!!!!!!
    Halim Kosova me ndertim pa leje????
    Po ça mut ministri paska qene qe PD nuk ja ka legalizu ndertes-kliniken private????
    Vila-Klinik nuk eshte ndertu ne 2004!
    Ne ’96 une kam marre vesh se ekzistonte nje Klinike Private Gjinekologjike ne ate vend me pronar Halim Kosoven!
    Ne ’97 kam shku ne kliniken ne fjale me nusen time dhe kemi bere nje konsulte ku mbaheshte rradhe me planifikim, pacientet nga rrethet para dite- pacientet nga Tirana pas dite.
    Ne ’98 kemi bere 4 (kater) EKO.
    Pra ekzistenca e nderte-klinikes private “PETAL”daton shume heret, qikur tropojanet kishin Presidencen dhe Bashkine e Tiranes pronesi dhe EDI RAMEN kujtuan se e lane te vdekur.

    Reply
  • berti says:
    May 30, 2015 at 7:47 pm

    po ik o erjon shif skandalet qe tkan dal vet leje doktorin se nuk matesh dot me arritjet qe ka bo ai

    Reply
  • Kris 1 says:
    May 30, 2015 at 7:50 pm

    Pa leje por kryetar bashkie ishte Edi Rama qe beri sikur nuk e shikonte ndertimin

    Reply
  • lili says:
    May 30, 2015 at 9:10 pm

    E ju e legalizuat ?ate here pse bertisni per amoralitet?ma immorale je ti o erion qe legalizon gjerat mbrapsht per nje vote,sepse tash thés miell nuk mjafton me blé votat! Legalizoni te mbrapshten edhe klinikat Jo légale? Bravo per ju edhe ketu kuptohet cka jeni ju!ma zi se Halimi!

    Reply
  • Banori Tiranes says:
    May 31, 2015 at 6:11 am

    Edhe leja e dhene eshte e jashteligjshme. Para kesaj ndertese nuk nderrohen dy makina? Ka zaptuar prone para parkut te delegacioneve. Donin te ndertonin dhe majtas, bene garazhde….por i prishen se bllokonin rrugen. Halimi vazhdon e mban rrugen me nje korsi???
    Ligji duhet te jete njesoj per gjithe……por kjo eshte propagande per fushate dhe Halimi do harrohet….dhe Erjoni do coje nusen per eko te Halimi. Keni per pa pare????

    Reply
  • Mark uk says:
    May 31, 2015 at 7:47 am

    Shko e denancoje ne prokorori o Veliaj e te denohet sipas ligjit.Ose mbylle ate wc gojet.

    Reply
  • sokoli says:
    May 31, 2015 at 11:18 am

    Vetem idiotet,apo ata qe u pelqen mashtrimi ,hajdutet e interesaxhinjte qe bredhin pas Halimit bejne sikur nuk e kuptojne se te ndertosh nje vile 5 kateshe,ta paisesh me mjetet e orjendit e duhura brenda pak kohesh me rroge nuk realizohet. Prokuroria jone e famshme e gjykata te shikojne ato fotot e ngarkimit e shkarkimit te kervateve dhe del ndergjegja e “paster” e Halimit. Nje shembull konkret. Para disa vitesh, nje zonje me profesionin infermiere-mami, ardhur nga nje qytet i vogel i juglindjes per te jetuar ne Tirane ,u paraqit ne zyren e drejtor Halim Kosoves te marteniteti ” nena e kurvarit,tradhetarit e hajdutit Zog” per pune. Drejtori po ashtu urte e bute si njeri qe i vinte keq per te po fatkeqsishte nuk kishte vende pune,madje mendonte se do te shkurtonte jo pak,po 10 punonjese,pasi dilnin teper. Pas nje far kohe ,pas nderhyrjes se nje kryetari partie ,po i degjuar,jo nga ato partite qe vetem kane emrin parti dhe elektorat vet kryetarin dhe antaret e familjes, po partie me peshe, zonja filloi pune e vazhdon sot e kesaj dite. Jo vetem qe asnje nuk u shkurtua,po vec zonjes ne fjale ,filluan pune edhe dy te tjera……… Tani si ka mundesi ky drejtor me zemer te madhe e sa nuk qante nga keqardhja per zonjen ,ku i gjeti 3 vende pune pas nderhyrjes,per zonjen,kurse per dy te tjerat nuk kam te drejte te flas,pasi nuk e di historine e marrjes ne pune……Ndaj mos u besoni fjaleve te nje beu , se po me kuton mjekun qe dashuroi Merushen e bukur e te varfer,po pastaj perfundoji ne krahet e nje rrospie,po ishte si ai vet……fatkeqsishte nuk po me vjemn ne mendje Titulli i romanit ,ku babai i Merushe, Faiku ,shperthen ne nje monolog te mbrekullueshem kunder shtreses se te pasurve , ne kohen e satrapit Zog.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?