Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, tha se kryetari aktual Lulzim Basha ka dhënë 60 leje ndërtimi në ditët e fundit në detyrë, duke thyer kështu edhe moratoriumin e qeverisë për ndërtimet. Në një dëgjesë me ambietalistët te Liqeni artificial, Veliaj deklaroi se nuk pajtohet me planin rregullues të Bashkisë së Tiranës sepse të gjitha sheshet e kryeqytetit i ka kthyer në sheshe ndërtimi.
“Kur dëgjoj kandidatë që thonë se unë do të ul taksat dhe janë të PD-së, unë i them: uli taksat, ti e ke bashkinë edhe sot, pse s’e bën. Thotë: Unë do pastroj qytetin. Po mirë pastroje qytetin, ti e ke sot edhe bashkinë edhe pastrimin e qytetit. Janë i njëjti ekip, që në fakt dhanë këto leje ndërtimi, i njëjti ekip që solli këtë shkatërrim dhe i njëjti ekip që menaxhon sot qytetin, por ndërkohë na shiten dhe na thonë që ne jemi njerëz të tjerë. Jo, s’janë njerëz të tjerë, janë të njëjtët njerëz! Propozimi ynë ka qenë që të respektojmë moratoriumin e qeverisë. Bashkia nuk e ka respektuar”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se është kundër asaj që ka ndodhur në këto 4 vjet në Tiranë me ndërtimet dhe nuk pajtohet me planin rregullues që ka Tirana sot. “Nuk mund të vazhdohet në bashkinë e re me një plan rregullues që të gjitha sheshet e mbetura të Tiranës i bëri sheshe ndërtime. E kam fjalën për atë plan rregullues, i cili shpalli si sheshe ndërtimi 16 hapësira të gjelbra, duke filluar nga lulishtja pas Bibliotekës Kombëtare, nga ajo pas Pallatit të Kulturës, Parku i Namazgjasë, duke qenë se ideja fillestare ishte që të bëhej qendër tregtare në xhami, zona e SHQUP-it, parku i Fushës së Aviacionit, Qytetin Studenti, fushën e sportit prapa stadiumit Qemal Stafa, ish-shkollën Kosova, zonën e fushave të Ali Demit, Ekspozita Shqipëria Sot, zona te 7 Xhuxhat, zona e lulishtes te Vëllezërit Frashëri, ndërtimet mbi Digë, zonën e Shkollës së Bashkuar, zonën e tregut te Medreseja dhe zonën në Kinostudio. Ne do distancohemi nga ky plan dhe do ta anulojmë këtë plan. Nuk është plan për qytetin, është plan për ndërtuesit e pallateve”.
Pupupu me mashtrues se ky Erioni nuk kisha pare as degjuar..
Po ku ka lene vend Rama qofte dhe per nje leje ndertimi jo me per 60 te tilla! Hapni syte shqiptar, shikoni se me c’mashtrues keni te beni! Mendo po te ishte dhe Kryetar Bashki!
Ky e tregon historine e Tiranes si ate historine e Edit organizator i levizjes se dhjetorit.
Rama(Enveri) Kryeminister dhe Erion(Ramizi) Kryetar Bashkie!! E frikshme po ta imagjinosh!
http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/17/veliaj-do-%C3%A7oj-p%C3%ABr-ndjekje-penale-punonj%C3%ABsit-abuziv%C3%AB-e-harroi-drejtoresh%C3%ABn-e#.VVhr0UYXf2x
PO QE PER LEJE O E DEGJENEROI KOMANDANTI YT TIRANEN, O NUK E KA DEGJENERUAR ASNJE TJETER NE KETO 25 VITE.
TI JE NJERI I DESHTUAR DHE NUK ESHTE RASTESI QE DESHTOVE ME MJAFT.
JE DESHTAK I LINDUR.
njeriu i vetem ne tirane ka e ka masakruar tiranen ekologjikisht ka vetem nje emer edvin rama, personi qe sla asnje meter katerore pa dhene leje ndertimi, mire qe i dha por i dha pa asnje plan urbanistik, apo cilesi ndertimi shumica e pallateve jane bere si ndertesa te 1912 po shkaterrohen te gjitha.
Lere perbaltjen e z. Bashen ti po fillo te thuash ato te pathenat e kohes kur ne krye te Bashkise Tiranes ka qene ai gjatavili jot per 11 vjet dhe nuk beri asgje duke bere katraure dynjane .
keta komentatore qe flasin me histerizem,ndaj RAMES,kane harruar se si e bene tirane cecenet e saliut.ku nuk kishe ku te hidhje kemben se do te shkelje mut,nuk shikohesh lulishtja tek tajvani se ishte e mbuluar nga qoskat,kurse per lanen nuk behesh fjale fare se egzistonte si perrua,por ishte kthyer ne nje vend depozitash te mbeturinave te qytetit,por une ju kuptoj juve se tiranen ju nuk e keni pare me perpara ,ju e kni pare kur saliu u thoshte qe i kam qejf qoskat,dhe cecenet me shpejtesi i zune te gjitha trotuaret ,rrugicat,lulishtet,brenda mureve te shkollave,spitaleve,etj me qoska e mejhane qe prodhonin vetem pisllek dhe pisanjoz,prandaj ka ardhur koha qe te bejme tiranen sic e meriton,dhe ate e ben vetem E VELIAJ ME VIZIONIN
E KRYEMINISTRIT RAMA.
Kurse cecenet e Rames zbuluan se nese me kioska beheshin ca leke dhe ishte kollaj per ti prishur, me beton behen miliona dhe hajde prishi po deshe. Ndaj mbine pallate ne cdo kend te gjelber, ne cdo oborr shkolle e ne cdo shesh midis pallatesh. Nuk u mjaftoi kjo por gllaberuan edhe trotuaret aq sa i detyruan kembesoret te kalojne ne rresht per nje.
Tirana nuk mund te behet nga shtazet “me vizion” qe e shperfytyruan ate. Veliajt dhe Rames eshte per tu sulur qenin ashtu sic e deshiroi vete Rama.