Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Veliaj: Në 1 qershor këndi do jetë gati, hera e parë që Hagës i kërkohet të investigojë kalamajtë dhe lojërat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Veliaj: Në 1 qershor këndi do jetë gati, hera e parë që Hagës i kërkohet të investigojë kalamajtë dhe lojërat
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj: Në 1 qershor këndi do jetë gati, hera e parë që Hagës i kërkohet të investigojë kalamajtë dhe lojërat

Elton Tafaruci
Published May 30, 2016
Share
SHARE

Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit do jetë gati për të pritur fëmijët më 1 qershor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa i është përgjigjur interesit të gazetarëve, ka konfirmuar se  është i vendosur të mbaj premtimin e dhënë për ta hapur këndin e lojërave në festën e fëmijëve.  

“Po punohet intensivisht. Siç e keni parë edhe nga publikimet dje, të gjitha skuadrat tona janë në terren. Sigurisht, duhet ta pranojmë puna ka pasur shumë problematika, për faktin se shumë herë investimi është shkatërruar, kemi pasur një kompleks të Rozafës, ndërto shkatërro, ndërto shkatërro por me sa duket u lodhën duke shkatërruar dhe fitoi ndërtimi. Kjo është arsyeja pse na është dashur të vendosim projektorë, të punojmë me tre turne, sepse kam insistuar të mbaj fjalën e dhënë që pavarësisht disa dhjetëra herë që u shkatërrua e u dëmtua projekti, do mbaronte në datën 1 qershor dhe do mbarojë në datën 1 qershor”, u shpreh kryebashkiaku, Erion Veliaj.

 Ndaj ai ka ftuar fëmijët e kryeqytetit dhe prindërit e tyre që 1 qershorin ta festojnë pikërisht në këndin e parë publik të këtyre përmasave në vendin tonë.

“Dua t’ju ftoj të gjithëve në 1 qershor. Besoj se e gjithë beteja e këtyre muajve disa herë me protesta, bllokime në gjykatë e disa herë me angazhimin e personazheve politikë në punë fëmijësh, unë besoj që na ka dhënë një mësim: Tirana do të ecë përpara, Tirana respekton punën, njerëzit kanë shumë halle, duan që qyteti të bëjë progres, ndaj ju lus të gjithëve të na mirëkuptojnë teksa punojmë por është e vetmja përgjigje që kemi për ata që na pengojnë. Punë, punë, punë! Njerëzit e duan punë, gjënë e bukur, qytetin e pastër. Kush provoi të na pengonte këtë muaj, besoj e ka marrë një leksion spektakolar nga kjo histori”, shtoi Veliaj.

 Ai i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve lidhur me nismën e Presidentit, Bujar Nishani për të kërkuar hetim ndërkombëtar për këndin e lodrave të fëmijëve, duke u shprehur se është hera e parë në historinë botërore që kërkohet që institucione ndërkombëtare të drejtësisë gjykojnë në lidhje me një kënd lodrash për fëmijë.

“Më duket shumë për të qeshur dhe për një president i cili nuk prononcohet për gjëra shumë të rënda në Shqipëri, i kërkon Hagës të investigojë kalamajtë dhe lojërat. Më duket një mënyrë shumë butaforike për të lënë detyrën. Më dhimbset, me thënë të drejtën, por jeta kjo është, njerëzit bëjnë gafa dhe duhet të jetojnë me gafat që bëjnë”, u shpreh kryetari i Bashkisë.

Elton Tafaruci May 30, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Tigri says:
    May 30, 2016 at 1:59 pm

    Le te vij vete Sala me mustaqen e ta shohi cfare vepre eshte. Sale do cosh niperit dhe mbesat aty apo harrova ti ke parkun te gjiri lalzit normale qe sdoje te behej kjo gje ne dobi te komunitetit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?