Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Veliaj: Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Veliaj: Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale
Lajme FlashPolitike

Veliaj: Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale

Dita
Published May 15, 2015
Share
SHARE

 

Për kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zgjedhjet lokale të 21 qershorit nuk janë zgjedhje për partitë, por për familjet dhe shqetësimet të cilat të gjithë ne i diskutojmë çdo ditë në tavolinën tonë të bukës. Në dëgjesën e zhvilluar sot paradite me punonjëset e zonës industriale në Tiranë, Veliaj tha se aktualisht kryeqyteti nuk është vend i mundësive, ndaj duhet çuar në drejtimin e duhur.

Punonjëset e zonës industriale shprehën shqetësimin për mbingarkesën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet dhe për faktin se nuk kanë mundësi se ku t’i lënë fëmijët e tyre gjatë kohës që janë në punë. Për këtë çështje, Veliaj tha se ka nevojë për disa ndryshime: “Së pari, duhet të kemi çërdhe e kopshte në zona të tilla si zona industriale sepse është shumë më e lehtë që ju ta lini fëmijën në një kopsht a çerdhe këtu afër”, tha ai.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve për çështjen e transportit publik, ai shprehu besimin se në zonën industriale duhet të ketë një linjë të dedikuar. “Duhet të kemi një linjë të dedikuar, e cila t’u shërbejë të gjithëve”, u shpreh Veliaj, duke shtuar se kompanitë e transportit duhet të kalojnë në përdorimin e mjeteve që shkaktojnë më pak ndotje në mjedis. “Një kusht për të lidhur kontratat e reja me kompanitë e autobusëve do të jetë edhe përdorimi i një teknologjie që harxhon më pak, por edhe që nuk e ndot mjedisin”, theksoi ai.

Një tjetër çështje e ngritur nga banorët e zonës ishte edhe mungesa e përkrahjes nga ana e Bashkisë së Tiranës për sistemimin në banesa sociale apo të dhënies së bonusit social për qeratë. Kanidati i koalicionit të majtë solli në vëmendje se aktualisht janë 400 banesa sociale, të cilat nuk jepen nga kryetari aktual i bashkisë së Tiranës. Ai tha se gjëja e parë që do të bëjë në krye të Bashkisë do të jetë zhbllokimi i këtyre çështjeve.

Sipas tij, askush nuk e pengon kryetarin aktual që ta japë këtë ndihmë për banorët që kanë nevojë për të paguar qeranë. “Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale dhe pastaj do të fillojmë punën për të ndërtuar të tjera. Tirana ka 4000 familje që kanë nevojë për këto banesa”, përfundoi Veliaj.

Dita May 15, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
11 Comments
  • adela says:
    May 15, 2015 at 3:57 pm

    si gjtihmone erioni ben gjerat e duhura ne kohen e duhur dhe ne momentin e duhur

    Reply
    • Shoku Mali says:
      May 15, 2015 at 3:57 pm

      erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

      Reply
      • fifi says:
        May 15, 2015 at 3:58 pm

        banesat sociale ka kohe qe jan sstok dhe nuk jepen nga lul basha,banesa te cilat u bene qe ne kohen e rames dhe luli po i perodr politikisht duke i bllokurar,erion do i shperndaje ato ne mbledhjen e par te mundshme

        Reply
  • tony says:
    May 15, 2015 at 3:58 pm

    Banesat sociale mbeten peng qe kur u ndertuan ne 2011, dhe eshte gjynah kur shikon se si njerez jetojne ne baraka nen banesat sociale qe rrine te kycura, vetem se Basha as per t’i sherndare nuk mundi dot, se donte t’i perdorte si premtime elektorale serish nga ai apo nga halimi sot.

    Reply
    • fllanza says:
      May 15, 2015 at 4:03 pm

      Se mos Basha beri naj pune, dhe i ngelen vetem banesat sociale pa shperndare, keshtu qe s’ka asgje per tu cuditur. Ai u hakmorr ne menyren me te keqe me tiransit, qe nuk e votuan, dhe megjithese solli me kuc e me mac kosovare e kuksiane, prape u detyrua te manipulonte zgjedhjet me Ben Ristanin.

      Reply
  • Janaqi says:
    May 15, 2015 at 3:59 pm

    Besimplote se Erion Veliaj do beje pune te mire ne drejtimin e qytetit te Tiranes. Ka vizionin, energjine dhe aftesite drejtuese e menaxhuese per te drejtuar kryeqytetin. Tirana eshte lene ne meshire te fatit prej kater vitesh ne qytet nuk eshe bere asnje investim, mungojne kazanet e plehrave, per gjera te tjera as qe mund te flitet.

    Reply
    • Andos says:
      May 15, 2015 at 4:04 pm

      Puna e mire e bere ne MMSR tregon per aftesite e Erion Veliajt. Ne ministrine qe drejtoi mori nje varg reformash si ate ne pensione, uljen e moshes se daljes ne pension per minatoret, kthimin ne trend te arsimit profesional etj. Shpresojme qe per Tiranen te punoje ashtu si ne ministri.

      Reply
  • Elma says:
    May 15, 2015 at 4:00 pm

    Banesat sociale ja la gati rama as per ti shpernadare nuk qe i zoti,, imagjino me cfare te pafti kemi te bejme.

    Reply
  • lori says:
    May 16, 2015 at 11:46 am

    I kemi mesuar permendesh fjalimet e Erit, ka filluar te konsumohet qe tani!

    Reply
  • meti says:
    May 16, 2015 at 11:47 am

    Kesaj i thone jepi mashtro se dicka do besohet ne fund te fundit..

    Reply
  • turi says:
    May 16, 2015 at 11:49 am

    Te provuam si minister mireqenie dhe jemi te zhgenjyer nga ty! Harroje te te besojm si Kryetar Bashkie!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?