Kandidati i ASHE-së për kryetar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u takua sot me banorë të Njësisë numër 10 ku prezantoi programin e tij, duke u ndalur në pika konkrete.
Veliaj tha se njerëzit duan zgjidhje konkrete, ndërsa premtoi çlirimin e disa hapësirave publike në kryeqytet që janë të zëna për t’ua kthyer qytetarëve. “Njerëzit duan zgjidhje konkrete. Nuk duan barsoleta. Janë të lodhur, duan zgjidhje. Për herë të parë kemi parë drejtësinë të reagojë. Para një jave drejtësia reagoi duke anuluar një leje ndërtimi tek diga e liqenit.”
Miqtë e mi, vijoi ai, më 21 qershor ne do të votojmë për këto gjëra të vogla, do të hapim 12 hapësira publike të uzurpuara. Për këto gjëra jemi këtu. E paimagjinueshme, të kalosh nga “Rruga e Kavajës” tek “Myslym Shyri” si të kalosh në xhungël. E duam votën që të kemi një polici bashkiake, jo me gangsterë por me djem dhe vajza që të shtojnë hapësira publike. Kemi në këtë lagje 5 zona që kanë probleme me ujin dhe kanalizimet”, tha Veliaj.
“Nga data 21 qershor, zgjedhja është shumë e thjeshtë”, tha Veliaj. Kandidati i ASHE-së i ka bërë thirrje të djathtëve të lirojnë hapësirat publike që kanë zënë. “E morën SHQUP-in, iu del dhe ju tepron, të lirojnë të gjitha hapësirat publike. Të lirojnë qendrën rinore, do ia kthejmë rinisë. Kemi identifikuar 15 hapësira të pashfrytëzuara në këtë zonë që mund t’i kthejmë në hapësira çlodhëse. Motoja e tyre, beton, beton, beton. Motoja jonë, gjelbërim, pemë, lulishte, parqe. Më 21 qershor zgjidhja shumë e qartë. Ata që nuk rregullojnë dot lagjen e vet, nuk mund të rregullojnë dot Bashkinë”, tha Veliaj. Ai është ndalur edhe në probleme të tjera me të cilat përballen banorët e kryeqytetit, ku premtoi zgjidhje konkrete.
Mbase e betonizuan grabiten gjithe pronat private dhe shteterore me pa cipe qe mundet te thuhet me jepni mua votat mua hajdutit te mjaftit.Erion perse e do ti Tiranen??????Ti kishe mjaftin,kishe 99 partine tende,kushe votone per ty eshte qorre.
Po numeroj oret qe ky palaco te shporret pergjithmone nga politika dhe si rrjedhoje nga partia socialiste. 99shat e ketij qelbesires mbajne peng partine socialiste dhe administraten ne te cilen jane futur pa merite dhe kane rrembyer gjithe postet qe duhet ti merrnin socialistet e vertete.