Një Kopësht Zoologjik për festën e 1 Qershorit ishte dhurata e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për fëmijët e kryeqytetit, të cilëve u prezantoi sot projektin e tij për rigjenerimin e një hapësire të qytetit dhe kthimin e saj në një ambient argëtues për fëmijët. Në takimin e zhvilluar te kompleksi Dinamo, për prezantimin e projekteve për Parkun Olimpik dhe Kopshtin Zoologjik të Tiranës, Veliaj shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar aty dhe shprehu vizionin e tij për ndryshimin e kësaj hapësire në disa faza.
“Ky do të jetë një projekt, i cili do të frymëzojë fantazinë te fëmijët dhe një hapësirë e cila ndikon që ata fëmijë, ata prindër, ata të rinj që do eksplorojnë Kopshtin e ri Zoologjik ta kenë dhe si një hapësirë didaktike, një vend ku mësojnë, një vend ku shijojnë eksperiencën e një bote ekzotike m’u në mes të Tiranës”, deklaroi Veliaj. Duke sjellë në vëmendje gjendjen e krijuar aktualisht në Kopshtin Zoologjik dhe rrënimin e kësaj hapësire në 4 vitet e fundit, kandidati i majtë tha se inventari i kafshëve që trashëgohet nga kjo ndërmarrje e Bashkisë së Tiranës janë: një ujk, dy arinj, 5 lama, një dhi, 1 lopë, 6 rosa dhe 3 pula.
Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës bëri të ditur se projektit të ri për Kopshtin Zoologjik do t’i bashkëngjitet dhe një transformim të konceptit të menaxhimit për këtë ndërmarrje të bashkisë. “Kjo ndërmarrje do të jetë një fondacion, ku bashkia do të ketë fondin e saj vjetor, do të jetë pjesë e vendimmarrjes. Por, ashtu siç menaxhohet çdo Kopësht Zoologjik në botë, ne do të hapemi për sponsorizime dhe një administrim të përbashkët me sektorin privat. Mënyra se si do ta organizojmë Kopshtin Zoologjik në këtë fondacion do të jetë e tillë që çdo kompani ka mundësinë të sponsorizojë me një shumë të caktuar një kafshë ose një pavijon të caktuar”, theksoi Veliaj. Sipas tij, me këtë mënyrë menaxhimi do të krijohet mundësia që të shtohet ndjeshëm financimi për Kopshtin Zoologjik.
bravo zoti veliaj, kopshti eshte lene ne harrese nga basha keto 4 vite. ti je drejtimi i duhur per tiranen dhe per projektet konkrete qe ka nevoje tirana dhe qytetaret e saj.
Nuk ka nevoje per dhurata e lodra per femijet, me leket qe i ka zhvatur mamave, sic beri Halimi, por duhen projekte konkrete qe ti sherbeje femijeve dhe brezave te ardhshem, per ta bere Tiranen nje atraksion edhe per njerzit qe vijne nga qytetet e tjera.
I ka trajtuar Luli qytetaret e Tiranes me keq se kafshet e kopshtit zoologjik, mire qe s’na ka shfarosur se ajo ishte manget. Jemi qytetare dhe si cdo qytetar tjeter jemi edhe qenie sociale, kemi nevoje per argetim, per mireqenie te plote fizike, mendore e sociale, koncept qe paraardhesit nuk e kane pasur deri me sot.
shume seriozisht e ka marre erioni me program propozime ndryshime konkrete
erion veliaj drejtimi i duhru epr tiranen
gjeja me me vlere qe mund te behet eshte shume pozitive ndertimi i nje hapesire ku femijet te kene mundesi te argetohen gjithashtu me shume vlere fakti qe dhe tirana do kete nje kopsht zoologjik ashtu si te mirefillte si te gjitha kryeqytetet e botes
sa mire me ne fund edhe tirana do kete kopsht zoologjik super lajm per gjithe femijet e vegjel te cilet shume shpejt do kene nje vend ku te argetohen dhe te kalojne kohen e lire
bravo erion nen drejtimin tend ndryshimi i tiranes eshte i sigurte
Visho bre, po qe se nuk e beri as Erioni kete kryeqytet le te shkoje ne te mamase Tirana se na e mori lumi.
O njerez e kuptoni se ku kemi arritur, po diskutojme per nje kopsht zologjik qe ka qene ne gjendje pune dhe thjeshte kerkonte nje menaxhim dhe asgje me shume. Le ti lejme investimet se mbase nuk ka pas lek, por te lesh kafshet te vdesin urie eshte nje turp shume i madh.
Gabimet e ketyre idioteve qe kane qene ne krye te bashkise nuk duhet as te mendohen per ti bere.
po e realizove kete projekt do jesh i madh menyra me e mire per ta kthyer tiranen ne me atraktive
bravo bravo keshtu ka lezet me shume hapesira per femijet per nje tirane me te bukur me me shume vende per te vizituar
pune te mbare te pakten mos perseriten me ato skenat e shemtuara te para disa muajve
kopshti zoologjik i mungonte tiranes dhe eshte shume e drejte qe dhe kryeqyteti te kete nje kend te tille, te uroj fitore
Kopshti zoologjik te tille ka vetem emrin pasi ndodhet ne nje gjendje te mjerueshme. Majft te kujtojme skandalin qe ndodhi me kalin qe i dolen zorret jashte per te kuptuar se kjo hapsire qe duhej vene ne sherbim te qytetareve te Tiranes eshte lene ne harrese. Shpresoj shume qe z. Veliaj te beje dicka ne kete drejtim.
Ashtu sikurse e gjithe Tirana edhe kjo hapsire e kryeqytetit eshte lene ne meshire te fatit. Besimplote qe kandidati Erion Veliaj do realizoje projektin qe ka per kopshtin zoologjik ne menyre qe ta ktheje ate ne sherbim te kryeqytetit.
Mezi po e presim diten kur me ne fund Tirana do kete nje kryetar sic duhet ashtu sic ka qene Edi Rama para 4 viteve.
O vetem beje ate dreq park zoologjik e botanik se ne 4 viteve do behet i teri pallate e rruge por shyqyr qe dole qytetaret dhe e mbajten sado pak parkun gjalle.
Beje dhe nje kafaz edhe per Lul Bashen qe i mori me qaf kafshet, se aty do perfundoj pas zgjedhjeve ai ish kryetar bashkie.