Program i detajuar për çdo lagje të kryeqytetit, ku do ndërhyhet menjëherë pas 21 qershorit, për ta kthyer Tiranën në drejtimin e duhur. Ky ishte premtimi që Erion Veliaj u dha sot pasdite banorëve të njësisë nr.6 në Kombinat, të cilëve u prezantoi programin e tij për zonën.
Veliaj tha se muajin e fundit u angazhuan 80 arkitektë të rinj që shkelën çdo rrugë dhe identifikuan të gjitha problemet e Tiranës, të cilat në total i kalojnë 3 mijë probleme, ku vetëm në njësine 6 u identifikuan 314 të tilla.
“Takimi i sotëm në fakt është mbajtja premtimit që bëmë në takimin e kaluar, kur thamë se do të ktheheshim sërish për t’u dhënë zgjidhje problemeve. Kjo është hera e parë që ne bëjmë një fushatë duke pasur një program specifik për çdo njësi dhe për çdo lagje. Unë besoj se këto zgjedhje janë për familjet dhe problemet që shqetësojnë secilin në lagjen e tij. Ndaj edhe programi ynë është si një kostum i qepur për çdo njesi bashkiake për problemet konkrete të asaj lagje”, deklaroi Veliaj
Veliaj tha se zona e Kombinatit ka ndryshuar shumë dhe sot aty jetojnë 78 mijë banorë, por shërbimet kanë mbetur njësoj. “Kemi identifikuar 11 hapësira parkimi abuzive, që nëse çlirohen mund t’i shërbejnë qytetarëve, si dhe 4 hapësira publike të uzurpuara që do çlirohen menjëherë, sepse janë hapësira që mund të kthehen në parqe apo kënde lojërash”, shtoi ai. Sipas tij, janë identifikuar edhe 5 problematika në ujësjellës dhe kanalizime, siç është kolektori i Qytetit të Nxënësve, te ish SMT dhe te rruga Shaban Bardhoshi.
Veliaj premtoi rikonstruktimin e Shkollës “Lasgush Poradeci” dhe Kopshtet 27 e 34, ndërkohë që tha se do të ndërtohen edhe 1 kopësht dhe 1 Shkollë 9-vjeçare të reja në zonën e Unazës së Re dhe Yzberishtit. Gjithashtu, do të rikonstruktohet edhe fushën e Sportit (18 000 m2) në qendër të Kombinatit.
Lidhur me infrastrukturën, ai tha se ka probleme te fusha Misto Mame, te Selita e Madhe dhe Selita e Vogël. “Në total, janë identifikuar 82 rrugë të amortizuara dhe me gropa. Situata është kritike në Qytetin e Nxënësve, Kodër Sharrë dhe Blloqet e banimit “Konferenca e Pezës”, “3 Dëshmorët” dhe “Ali Jergeni”. Janë 48 trotuare të dëmtuara dhe të amortizuara. Në rrugët Zyber Zeneli, Piro Guda, e Vangjel Ceço situata është shumë kritike. Janë identifikuar 43 puseta që mungojnë. Kemi identifikuar 7 rrugë ku mungon totalisht ndriçimi –nevojë emergjente ndëryhrjeje në zonën e Qytetit të Nxënësve dhe Kodër Sharrë. Në total, janë 181 probleme në rrugët e njesise 6 që kërkojnë ndërhyrje emergjente, që brenda mandatit do të zgjidhen me patjetër”, tha Veliaj.
Ai premtoi se “do përfundojmë legalizimin fillimisht në këto zona dhe pastaj edhe urbanizimin e zonës te Misto Mame, te Selita e Madhe dhe të Selita e Vogël. Kemi planifikuar edhe ndërtimin e një qendre shëndetësore për këto zona, duke filluar që nga qendra shëndetësore në Yzberisht”.
Ndërkaq, duke folur për problemin e varrezave të Sharrës, Veliaj tha se ka në plan shtimin e hapësirës për to, në mënyrë zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Ai premtoi edhe ndërtimin e një landfilli të ri, duke qenë se ai i Sharrës është në fund. “Kemi filluar që tani të planifikojmë për një landfilll tjetër, ku të sigurohemi që groposja ndodh sipas çdo standardi”, tha Veliaj.
Bobobobo sa vet si beson keto qe thote!
Blla blla blla blla,.,, per kete je i zoti ti Erion se per vepra ncncncnc,,, do e besh Tiranen ashtu si kryetari yt dikur vtm betonizim
Mos me thuaj qe do mbillni palma nga 6000 euro dhe pastaj do rrisni taksat se normal populli i paguan shpenzimet e juaja marremendese!