Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot se reforma e pensioneve është një nga reformat më të rëndësishme sepse shmangu një dramë sociale. Duke folur në Forumin për Lirinë Ekonomike me temë: “Rreziku nga mbirregullimi në ekonomi”, Veliaj tha se skema e vjetër e pensioneve e qeverisë së kaluar solli krizë dhe ishte skemë, ku 80% e pensionistëve merrnin nivelin më të ulët të pensionit në muaj, kurse vetëm 5% merrnin pensionin maksimal 240 mijë lekë.
“Heqja e tavanit 240 mijë lekë të pensioneve arriti t’i ofrojë më shumë qytetarëve shqiptarë. Çdo gjë që ai paguan e ka në një llogari të cilën mund ta përdorë për të ardhmen. Reforma që ne ndërmorëm e shëmbi pensionin tavan dhe vendosi një formulë llogaritjeje që favorizon ata që kanë më shumë vite të siguruara. Si rezultat i saj, numri i kontribuesve u trit me 93.392 vetë dhe të ardhurat u rritën me rreth 100 milionë dollarë”, u shpreh Veliaj.
Ai preku edhe çështjen e universiteteve, duke theksuar se liberalizimi i tyre solli një inflacion diplomash, ndërkohë qeveria ka ofruar arsimin profesional sipas sistemit dual gjerman si një alternativë që garanton punësim. Veç reformës së pensioneve dhe arsimit profesional, Veliaj tha se edhe dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, hapja e dosjeve, formalizimi i tregut të punës dhe modernizimi i skemave sociale janë disa nga premtimet e mbajtura të qeverisë.
eshte sukses i madh se pensionet e vjetra i ngrive dhe u dhe nje rritje 2% me kursimet e tij nxore pensionin social dhe nje kafshate per Ed in qe te bredhe ne bote per Kurbanin.
I ndate pensionist ne pensioniste me ligjin e vjeter dhe me te rinj.
U angazhuat per per vendosjen e dinjiteti te ushtarakeve duke anulluar vendimin antikushtetues te Berishes dhe nuk po e vini ujet ne zjarr.Kjo e fundit kerkon vetem pak kohe nga edvini .Le ti leje vizatimet por te merret me premtimet