Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, deklaroi sot se në zonën e Don Boskos nuk do të lejohet asnjë ndërtim. Nga zona e Dajtit, ku prezantoi programin e tij për atë pjesë të Bashkisë së re të Tiranës, Veliaj deklaroi se pas 21 qershorit nuk do të jepen më leje ndërtimi dhe as do të ndërtohet as te diga e Liqenit dhe as në Don Bosko.
“Dua që edhe sot të flasim troç. Dje kemi pasur një protestë legjitime nga komuniteti katolik i Shqipërisë, që drejton qëndrën Don Bosko, e cila ndodhet në qëndër të Tiranës dhe ku zhvillohen kurse profesionale dhe ushqehen fëmijët e rrugës. Aty kemi hapësirën e vetme të gjelbër që ka mbetur në atë lagje dhe ku pretendohet nga bashkia aktuale që do të ndërtohen pallate. Ta themi qartë dhe ta themi fort: Sa të jem unë kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk do të ketë leje ndërtimi te Qëndra Don Bosko”, u shpreh Veliaj sot.
Ai tha se në datën 21 qershor Tirana do t’i largohet kërcënimit të betonit. “Për këtë është shumë e rëndësishme të jemi të qartë dhe të mos bëjmë retorikë. Meqë kemi folur troç për ndërtimet te diga e Liqenit, një ndërtim që u ndalua falë presionit të qytetarëve, ta themi sot qartë e ta dëgjojnë shumë mirë edhe populistët dhe pseudopolitikanët dhe të 5 kandidatët e SHQUP-it: Te diga e Liqenit nuk do ketë më leje ndërtimi. Pikë! E kam thënë 100 herë dhe e them 101 herë dhe sa herë që duhet të dëgjohet”, deklaroi Veliaj. Më pas ai shtoi se njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë për problemet dhe shqetësimet që diskutojnë në tavolinën e bukës.
“Ata le të merren me votat e partisë, por ne do t’i kërkojmë çdo të majti dhe të djathti, i cili në tavolinën e bukës nuk e vret mendjen për kalin e Zenit apo katin shtesë të Lulit, por e vret mendjen për kopshtin, çerdhet dhe shkollat për fëmijët e tyre”, tha Veliaj. Pikat e programit për Dajtin: 1. Mbulimi i Dajtit me linja Transporti Publik; 2. Kthejmë Dajtin në një nga destinacionet më tërheqëse turistike; 3. Kthejmë në atraksione turistike Kalanë e Dajtit dhe vendbanimin ilir të Qytezës në Tujan; 4. Rikonstruktojmë urën e Brarit; 5. Ndërtojmë një shkollë të re të mesme në Shishtufinë; 6. Rikonstruktojmë shkollën 9-vjeçare në Ferraj; 7. Hapim një Qendër Shëndetësore me shërbim 24 orë në Qesarake; 8. Rikonstruktojmë Rrugën nga Uzina e Traktorëve-Lanabregas; 9. Sistemojmë rrugët e brendshme të Priskës dhe rikonstruktojmë rrugën Priskë-Darshen; 10. Sistemojmë kanalet vaditëse të fshatrave Brar, Ferraj e Linzë.
erjoni drejtimi i duhur per tiranen.i vetmi njeri qe mund te punoje tamam dhe mund te beje dicka reale per te kthyer tiranen ne nje qytet te banueshem
vetem erjoni mund ta ktheje ne nje qytet te banueshem tiranen qe eshte kthyer ne ne nje qytet shkel e shko dhe i pabanueshem.
bravo erjon.me shume gjelberim dhe me shume frymemarrje per tiranen.
I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari
plane reale gjera konkrete dhe projekte per nje tirane me te gjelber,per ti rikthyer mushkerine qytetit te tiranes.
Po ti kritikove Bashen qe s’ka dhene leje ndertimi?! Tani thua qe s’do jepet asnje!
S’di me c’te thote ky mashtruesi, po ben bllof me fjalet e veta! Nje njeri pa identitet qe nga hici u be minister dhe tani kandidon per Kryetar Bashkie,,,Uroj qe populli te mos genjehet nga fjalet dhe premtiet boshe!
Patjeter qe je fitues i padiskutueshem. tiran di=uhet te zgjoeht bol fjeti e shkaterrua per kater vite . kater vite nje tirane e keqtrajtuar , nje tirane qe lengon. basha ka qene thjesht nje lider pa vizon nje pertac qe as qe i interesonte ky qytet. e me kandidatin e rradhes Kosova , pertej te qenit i derguari i zotit ne toke e si njeri qe di te mbaje mire sekrete nuk di et bej gje tjter
Nje lider i vertete , shpresedhenes per Tiranen e harruar . Ka hyre ne kete gare me nje plan elektoral te qarte e ide te qarta per ndryshime reale.
Bravo Eri ti je i duhuri per ta kthyer ne drejtimin e duhur qytetin e Tiranes. besimplote qe do tregosh seriozitet e perkushtim per problemet e nevojat e qytetareve te cilet realisht jane lene ne harrese.
Njerezit jane mjaftueshem inteligjent , kane perpara tyre 2 kandidate nejri qe tregon barsaleta, mban planin elektoral sekret se ne te vertet nuk e ka nje te tille ndersa nga ana tjter Erioni qe del me nje plan elektoral konkret e me zgjidhje reale per banoret e zonave perkatese
E keni filluar fushaten me shpifje dhe keshtu keni ndermend te vazhdoni!Aq me teper nuk mund te dilni ju te akuzoni per leje te paligjshme kur kryetari i partise tuaj kur ishte kryetar bashkie jepte leje ndertimi pa respektuar minimalisht planin urbanistik duke e shkaterruar dhe betonizuar tiranen ne 11 vjet
Paturpesia ka arritur kulmin, te pakten te nxjerrin dike tjeter per te dhene kesi deklaratash se ky me ramen nuk lane cep ne tirane pa dhene leje ndertimi, prej ketyre e kemi tiranen e betonizuar
Kryebashkiak veten ne enderr do jesh o hajduti i mjaftit.Nuk behesh ashtu sic mendoni ju e Rama,ket e ka ne dore votuesi,ju dhe partia qe aderoni ju keni nxire jeten.
Nuk e di valle e identifikuat deputetin qe u gjet i mbytur tek pellgu artificial i Tiranes?
Ose me sakte sa te jesh ti Kryetar Bashkie nuk do kete asgje e jo me vetem keto qe the z. Rondele . Edhe ti je pjese e Rilinjdes dhe motoja juaj eshte te vini ne pushtet dhe te vidhni sa me shume pa bere asnje pune, qe fundja eshte detyra e cdo pushtetari te beje punen qe i takojne . Rilindja nuk ben pune por vetem thjesht merr leket duke mbushur xhepat e tyre .
Kur te behesh kryetar atehere thuaj nuk bej ndryshime se te ka hypnvetja ne qejf , mbaro fushaten pastaj fol