Në stepat e Kazakistanit vazhdon të ekzistojë tradita e lashtë e grabitjes së vajzave të cilat shpesh i nënshtrohen martesave me detyrim
Shumë të rinj kazakë që nuk kanë të ardhura për të ofruar një pajë të pasur dhe për ta bërë për vete vajzën me të cilën dëshirojnë të martohen, e zgjidhin çështjen duke e rrëmbyer.
Rrëmbimet janë të gjitha të njëllojta: Një grup prej 3-4 djemsh gjejnë momentin kur vajza është vetëm jashtë shtëpisë, e hipin në makinë me dhunë dhe ajo që deri pak minuta më parë nuk kishte asnjë dijeni se ku do të përfundonte, e gjen veten teksa përpëlitet dhe vajton mes krahëve të të afërmve të dhëndrit që e tërheqin zvarrë drejt e në ceremoninë martesore. Dhe në rast se vazhdojnë refuzimet e saj, tentativat për ta qetësuar shndërrohen në akte dhune.
Një trashëgimi stërgjyshërore
Në internet përveç shërbimeve të gazetarëve dhe filmimeve të perëndimorëve kuriozë, qarkullojnë edhe imazhe amatoriale të rrëmbimeve në fshatra e qytete, ndonëse kjo praktikë tashmë është ndaluar nga ligjet kazake. Kështu protagonistët e këtyre operacioneve, i qëndrojnë besnikë zakoneve të tyre duke u shqetësuar që e rrëmbyera të hyjë në shtëpinë e bashkëshortit të ardhshëm me këmbën e djathtë sepse sjell mirë, ndërsa të tjerët përpiqen ta zbusin me shuplaka.
Por ka edhe raste fatlume. Kështu të moshuarit që jetojnë në zonat rurale të Kazakistanit sugjerojnë se e gjitha është një lloj farse që ndërthuret me traditën antike të stërgjyshërve të tyre, të cilët shkonin për të luftuar dhe ktheheshin me nga një nuse me vete.
Sipas zakonit vajza duhet të shfaqë gjithnjë rezistencë në momentin e rrëmbimit, sepse nëse pranon menjëherë krijon përshtypjen “sikur është e djegur për burrë”. Pasi celebrohet martesa, të afërmit e dhëndrit i drejtohen shtëpisë prindërore të vajzës dhe gjoja të turpëruar kërkojnë ndjesë. Ndërkohë familja e saj ka përgatitur një tavolinë të bollshme për të shënuar aktin final të ceremonisë martesore. Mëngjesin e së nesërmes, vajza duhet të ndejë çarçafin e natës së parë në tel për t’iu treguar të gjithëve shenjën e virgjërisë.
Skandali publik
Publikimi i fundit i një videoje që tregon një rrëmbim të pëfunduar mirë, me martesën e përmbyllur siç duhet dhe gruan shtatëzënë, shkaktoi një dallgë kritikash dhe evokimin e historive të tilla të panumërta. Rrëmbimet vazhdojnë të vihen në zbatim në mes të ditës dhe askush nuk reagon ndaj ulërimave të të rrëmbyerave, edhe pse një planifikim i gabuar i operacionit, mund të çojë në përplasje tragjike me të afërmit e vajzës. Siç është edhe e parashikueshme një pjesë e madhe e këtyre martesave përfundojnë keq me një numër të lartë divorcesh dhe në rastin më të keq me vetëvrasjen e këtyre grave. Nga ana tjetër të pakta janë dënimet, pavarësisht se akti është i paligjshëm, forcat e rendit duken pak të interesuara për shtypjen e tij. Ansa Mustafa, blogere kazake komentoi: “Nuk mund të luhet me jetën e një njeriu në këtë mënyrë”. Ajo tregon se dy nga mikeshat e saj u grabitën dhe u detyruan të martohen dhe të dyja përfunduan në divorc. “Një nga vajzat ishte 19-vjeçe kur tre burra e detyruan në mes të ditës të futej në një makinë dhe e çuan në shtëpinë e dhëndrit të ardhshëm. Njësoj si në skenën e kësaj videoje, mikesha ime gjithashtu rezistoi, kërkoi për ndihmë, por e ëma e dhëndrit i vendosi bukë e një shami të bardhë në kokë dhe u shtri para saj në dysheme për t’iu bërë pengesë. “Do të jesh e palumtur gjithë jetën nëse kalon përtej këtyre tri gjërave të shenjta”, i tha e moshuara. Vajza u zbut, por bashkëshorti i saj doli se ishte një i alkoolizuar, i cili nuk kishte asnjë shans për të gjetur bashkëshorte në një tjetër mënyrë./D.Gjuzi
http://on.aol.com/video/violent-bridenapping-in-kazakhstan-caught-on-video-518044401
prandaj ishte mire URSS.
disa vende duhet ta kishin akoma sistemin socialist mes tyre edhe Shqiperia ndryshe nuk behen zap.
duam apo sduam kjo eshte fakt.
Shpresa ,jeni martuar nga biografia dhe juve ?
Te ben zap kultura ,kultura jo sistemi socialist i te dhunuareve nga demagogjia .
shpresa: Nese je e pa martur ngele pa gja .Ne Shkoder thon mos vajz me emer shpresa se vdes e fundit.Lute Zotin si ishte komunizmi se si kozaket se me ferezhe do ishje.
sa injorante ka ne kete bote.mjere ato vajza qe kane kete fate