Vendimi për 21 janarin është një turp i madh për të gjithë. Ai poeti juaj e thoshte mirë: Turpi është për ne të gjithë. Më të vështirë e kanë ata që e kanë ende ndjesinë e turpit, më të lehtë e kanë ata që i ngjajnë alienit Berisha: tek këta turpi nuk ekziston, as ndjesia e fajit (si tek çdo njeri anormal në fakt, por nëse anormalët e tjerë mbyllen në çmendina, tek ne bëhen vendim-marrës për jetët e normalëve).
Tani për tani tronditja për absurditetin e jetëve të humbura i është përcjellë publikut; është shpërndarë e përtretur për t’u kthyer në një zemëratë nga ato me të cilat jemi mësuar prej kohësh – këtë herë në trajtat e kërkesës për kokat e fajtorëve. Edhe pak dhe dhimbja do të fashitet aq sa të lejojë politizimin e menjëhershëm të traumës; por edhe me këtë jemi mësuar prej kohësh.
Llapaqenërirat ekraneve nuk kanë vlerë. Ai që do vërtet të bëjë drejtësi për këtë ngjarje, le ta mbajë për vete. T’ia vejë vetes qëllim dhe t’i gjejë rrugët. Politikani, të vetën. Familjari, të vetën. Juristi, të vetën. Kur dikush nga këta tia vejë vërtet vetes qëllim jete drejtësinë për atë ngjarje, drejtësia DO BËHET!.
Email nga adresa: [email protected]