Ndonëse nuk e njeh Republikën e Kosovës, marrëdhëniet e Greqisë duken më të shtendosura me Kosovën sesa me Maqedoninë.
Zv/kryeministri grek Evangelos Venizelos, do të qëndrojë sot në Shkup, por kjo vizitë nuk do të ndodhte nëse paraprakisht nuk do të qëndronte në Prishtinë.
Zyrtari i lartë grek ka refuzuar që të aterrojë në aeroportin e Shkupit për shkak të emrit të tij “Aleksandri i Madh”, njëri nga heronjtë e shumtë antikë që e ka përvetësuar Maqedonia, por përkatësia e tij pretendohet edhe nga shtetet tjera fqinje, posaçërisht nga Greqia.
Burime diplomatike kanë shpjeguar se Venizelos e ka lënë të mërkurën aeroplanin e tij zyrtar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, dhe ka udhëtuar drejt Shkupit në rrugë tokësore.
Pas takimit me liderët kosovarë, ai ka thënë se Athina zyrtare nuk e ka ndërmend që brenda pak kohësh ta njohë Republikën e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, shteti grek është i gatshëm që ta mbështesë Prishtinën në rrugën e integrimit, në mënyrë që ta njohë shtetin e ri tek para se të jetë i gatshëm që të anëtarësohet. / KOHA
Leter drejtuar k/prokurorit te pergjithshem….
Para pak diteve shoqeria ajrore Beller…vodhi parat(eurot) e shqiptareve…
Ne media genjyet se ka nis hetimi dhe se eshte urdheruar kompania Beller te ktheje parate qe ju ka marre per bileta,mashtrime shqiptareve…
Ju pyesim…z.A.Llalla,kur do do ti marrin leket shqiptaret ?????-sepse ka qe ne muajin nentor 2013 dhe akoma sot me 20 shkurt ,4/muaj qe po talleni me shqiptaret nevojtare e te pa mbeshtetur qe akoma nuk kemi marre asnje leke…ku jam edhe une nje nga pasagjeter e demtuar financiarisht nga kjo kompani ajrore.
Nuk me intereson ka apo ska leke….duam parate tona…bile edhe me kamat vonesa…sipas ligjit e jo prokororia te harroje …
Z.K/prokuror po te ndjek populli hap pas hapi…mos ke frike nga politika, te ka vendos Saliu …qe bertet ligjin e vetem ligjin…ahere zbatoje…
Redaksine e gazetes Dita e falenderoje ta botoje kete kerkese ndaj k/prokurorit te pergjithshem z.Adriatik Llalla….te botohet bile me germa te medha se eshte bere si struc frikacak e qe ne diten e pare ne ate detyre e deri me sot nuk ka bere asnje drejtesi ne ceshtje te publikut e popullit….ky duhet hetu nga nderkombetaret se populli pret e deri kur?????.
Bej qef Venizelos, se te ka ardhur dita. SHqiptaret bejne gjume shekullor, prandaj dhe ti je kryeminister i nje shteti qe edhe historine e ka te vjedhur. Por kush ta faktoje kete? Historianet shqiptare? Edhe ata jane ne gjume. Une kam lexuar nje historian gjerman, quhet Peter Baum lindur 1897. Peter Baum ne vitin 1965 ka botuar librin ” Aleksander ose Ndryshimi i botes” Ne kete liber thuhet se, Aleksandri lindi ne rezidencen mbreterore ne Pella qendra e maqedonise shekullin 5 para krishtit. Olimpia, nena e tij, kish gjak ilir, ishte princeshe e Epirit dhe se nena e babait, Filipit, qe quhej Euridika kishte gjithashtu gjak ilir. Pra ky Aleksander ka 3/4 gjak ILIR, pasaardhes te te cileve themi se jemi ne. 1/4 eshte gjak maqedonas. Por historia greke thote se eshte grek sepse ata jane te zote te shkruajne historine edhe pa fakte..Historianet shqiptare? Merren me Vicidolin.
I nderuar Bocari, nëse Aleksandri paska 3/4 gjak Ilir dhe 1/4 gjak Maqedon sa paska gjak Sllavo”Maqedon” ? Sllavomaqedonët kan ardhur në Ballkan në shek. III dhe IV të erës sonë. Ndërsa si Maqedon jan krijua dhe sajua me datë 29.11.1943 sepse deri atëherë kan qenë të regjistruar detyrimisht si Serb. Ndërsa sot në Kombe të bashkuara njifen si shtet i pa definuar Maqedon por si FYROM dhe çka është me rëndësi gjuha Maqedone nuk iu njifet zyrtarisht.
MËSHIRË PËR BOÇARIN! DHE PËR TË GJITHË BOÇARËT QË DINË TË LEXOJNË POR JO TË KUPTOJNË.
Faleminderit z. Fatos per pergjigjen qe i jepni Bocarit. Jam plotesisht dakort me kaq sa i thoni. Respekte!
@fatosi +@plaku
ju lutem ju shqiptareve qe dini te lexoni shqip te mi perktheni keto rrjeshta te shkruara ne artikull qe ti kuptoj edhe une qe te mos me meshirojne edhe te tjere.
Zyrtari i lartë grek ka refuzuar që të aterrojë në aeroportin e Shkupit për shkak të emrit të tij “Aleksandri i Madh”, njëri nga heronjtë e shumtë antikë që e ka përvetësuar Maqedonia, por përkatësia e tij pretendohet edhe nga shtetet tjera fqinje, posaçërisht nga GREQIA”
Sa per meshiren, eshte nje ndjenje qe mir eshte te mos ja kultivoni vetvetes, por do ta mesoni kur te rriteni qe nuk eshte e shendetshme. Megjithate eshte e keqja me e vogel qe do ti falja njeriut.
@gjakovari
zoteri une nuk jam historiane dhe as nga Kosova. Une i jam referuar nje literature qe eshte e hapur per cdo njeri. Po te lexosh wikipedien shqip, thote se Alexandri eshte maqedonas, grek i vjeter. Jane keto shkrime qe me shqetesojne dhe pyes gjithmone vehten perse historianet shqiptare nuk vene historine ne vend ne baze te materialit te arkivuar dhe jo ashtu sic duam une e ti, greku apo frengu. Qellimi i komentit tim ishte qe cdo shqiptar, ne kete rast te autorizuarit jane historianet te beje dicka me shume ne te shkruarit e historise, qe ne si komb te kemi nje histori te dokumentuar ku te mos i lejohet grekut te guxoje ne kohen e sotme akoma te marre pjese te detit apo tokes Shqipetare. Po me kete te merresh me komentuesit e mesiperm qe kalojne momente kenaqesie duke meshiruar mendimin e nje njeriu apo me personin tend qe kerkon te me tregoje diturite e tija mbi maqedonasit, qe nuk me interesojne se kur kane lindur. Mua me intereson historia e atdheut tim dhe kjo eshte edhe ajo qe shkruaj. Madhesine dhe vlerat e mija nuk i mas me ju, por me vepren dhe ndergjegjen time. Ja e ndergjegjshme qe jam shqiptare dhe qe te besh debat me nje shqiptar eshte si te flasesh me murin. Ai ngrihet i larte, fodull dhe sha pyke.