Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos e ka nisur sot axhendën zyrtare në Tiranë me një takim me ministin e jashtëm Ditmir Bushati.
Në fjalën e tij në konferencën për shtyp, ministri i jashtëm Bushati ka vlerësuar politikat mbështetëse të qeverisë greke ndaj komunitetit shqiptar që jeton në Greqi. Ai gjithashtu ka kërkuar heqjen e ligjit të Luftës nga ana e shtetit grek pasi sipas tij nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie e bashkëpunimi i cili për ne përbën gurin e themelit, të intensifikimit të marrëdhënieve dy palëshe dhe adresimit brenda këtij kuadri ligjor institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim larg çdo lloj nuance nacionaliste që përpiqet të dëmtojë marrëdhënien e dy popujve tanë. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës së 1940, nga Greqia i cili në vendet tona nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimin europian dhe miqësinë e hershme të dy vendeve do të krijonte një mjedis besimi të ndërsjelltë dhe njëkohësisht do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtat ndërkombëtare. Kemi të gjithë vullnetin politik dhe do të investojmë kapacitetin tonë njerëzor e profesional për adresimin e çështjeve të mbartura në të shkuarën dhe ato që kanë lindur rishtazi” tha Bushati.
Ndërsa Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos është shprehur se Greqia është e gatshme ta ndihmoj Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Sipas tij, është rënë dakort për nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi që ka të bëjë me hapjen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë për anëtarëismin e plotë të vendit tonë në BE.
Gjithashtu Venizelos ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve duke shtuar se urat tradicionale të lidhjes mes dy vendeve është minoriteti grek në Shqipëri.
“Të dy palët e kuptojnë se sa i rëndësishëm është respektimi i të drejtave sipas të drejtave ndërkombëtare dhe sipas kushtetues kombëtare. Marrëdheniet ekonomike fitojnë një dimension të ri mes gazsjellësit TAP që peërshkon dy vendet. Kemi shumë gjëra për të bërë bashkë, edhe në fazën e ndërtimit të gazsjellesit, bashkëpunimi do të sjellë përfitime të mëdha” tha ai.
Ministri grek është shprehur gjithashtu se gjendja e paqes është shpallur nga Greqia që në vitit 1987 dhe kushdo që kërkon të drejtën e tij mund t`i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.
“Presim integrimin e Shqipërisë në BE dhe na lidh marrëdhëniea e ngushtë miqësie, fqinjësie e mirë. Jemi dy vende që besojmë në nevojën e stabilitetit në rajon e më gjerë. Gjendjen e paqes e ka shpallur që në 1987 Këshilli I Ministrave të Greqisë, që në 1986 gjithkush që ka dicka për të kërkuar te kuadri ligjor grek ka të drejtën t’i drejtohet edhe Strasburgut, kemi një kuadër shumë të sigurtë bashkepunimi, që përforcohet nga marrëdhëniet dhe po hedhim edhe hapat pasardhës. Vendosëm të mblidhet komisioni dypalësh për çështjen e varrezave, do riaktivizojmë komisionet e përbashkëta për të diskutuar të gjitha çështjet që na interesojnë. Urimet më të ngrohta për qeverinë shqiptare dhe popullin mik shqiptar, për përparim begati dhe të arrijë objektivat evropiane” tha Venizelos.
Gjithashtu Venizelos do të takohet me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, me kryeministrin Edi Rama dhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Zyrtari i lartë grek do të ketë takime edhe me kreun e PD Lulzim Basha, kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, ndërsa do të vizitojë gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë edhe Kryepeshkopin Anatastas.
Vizita e Venizelos në Shqipëri, zhvillohet disa ditë para asaj të presidentit grek Karolos Papulias, më 4 dhe 5 nëntor. Kjo vizite bëhet gjithashtu edhe në kuadrin e Presidencës së BE-së, që Greqia do ta marrë në Janar të vitit 2014.
Te pakten po’ ju dhate leje per varreza te tjera grekeve thojuni ti gjejne vet eshtrat mos te marin ato te shqipetareve
Heqja e ligjit te luftes i ben nder shtetit e kombit Grek.Politika shqiptare duhet vetem tja bej te qarte shqiptarve,miqve te saj dhe mbare botes ekzistencen e ketij ligji i cili ne Greqi ka pas,ka dhe do te frymezoje vetem njerez apo forca politike qe kane deshire te rrojne me genjeshtra.
Agima te Arte,ka pasur,ka dhe do te kete derisa ekziston ky ligj.Politika zyrtare shqiptare duhet me ja bere te qarte me force BE,se kush do ta komandoje mbas pak kohesh.Makiazhi qe po i vene vetes pushtetaret greke me denimet qe po i bejne AA,perendimi nuk e han me,pasi e kane kuptuar shume mire rolin e Greqise si putane e prendimit dhe dashnore e perhershme e Rusise.Greqia Londineze duhet ti paguaje Shqiperise,taksen e shfrytezimit te tokave te saj prej gati 100 vjetesh,e pastaj te kerkoj faljen per genocidin e ushtruar ndaj popullsise came.Kete te drejte shqiptarve nuk mund tja heqin as politikanet tane qe shohin jo me larg se hunda e tyre.Cameria per politiken greke dhe sherbetoret e tyre tek Ne,ka vdekur,e pra ketu ka vend per RILINDJE.
Venizellosi eshte zgjedhur ne pozicionin qe ka,pasi ka kete cilesi :eshte pasardhes i nje familje teper antishqiptare.Prandaj ai shkon e takon uzurpatorin e aseteve shqiptare.
Zoti Zv. Kryeminister i Greqise! Ka shume per te folur e thene. Po do te mbetem kryesisht tek çeshtja e vorrezave tuaja ne teritorin tone, ne Shqiperi.
Ne luften Italo-Greke 1939-1940, historianet tuaj ushtarake, pjesmarres ne ate lufte, deklaronin me mburrje (e kam lexuar ne literaturen tuaj) se: “Ushtaret e plagosur e te vrare i transportonim çdo mbemje ne Greqi”. Kjo eshte e vertete jo vetem se e thone ata, por edhe pse distanca nga fonti ne Greqi nuk ishte me shume se 15-20 km. Ata historiane korrekt, nuk e parashikuan dot se shovinistet e rinj grek do t’ u duhesh te improvizonin “ushtare te varrosur” ne Shqiperi, duke çvarrosur fshatare e varre shekullore per te ngritur vorreza greke ne vendin tone. Kuptohet lehte. Qarqe te caktuara (jo Juve), kerkojne qe e ardhmja e larget, pas disa brezash te flase ne teritorin shqiptar per Greqine e jo per te verteten, per Shqiperine shume te lashte ne keto troje qe nga Etrusket, Pellazget, Iliret e Shqiptaret.
Kjo eshte si puna e asaj kishes qe u ngrit bash ne mes te kompleksit qeveritar shqiptar ne zemer te Tiranes dhe ç’ eshte me e keqia me shkrime ne te ne greqisht e jo ne shqip, a thua do t’ u sherbehet grekeve e jo shqiptareve. Ne kishat e komunitetit Arberesh ne Italine e Jugut kishat shkrimet jane ne shqip e jo ne italisht!
Nuk desha te merrem me detin, çeshtjen Çame etj, por do t’ u kujtoja vetem nje shprehje te poetit te madh Anglez Xh. G. Bajron, qe vdiq ne teritorin Grek, pikerisht ne Mesollongj, kur thoshte: “Nuk ka popull tjeter te kete vuajtur kaq shume nga fqinjet sa ai shqiptar nga grket!”. Ose i madhi Arvanitas Aristidh Kolja (me nje vdekje krejt te dyshimte ne vitin 2000 ne nje spital te Athines te quajtur Evangjelizmo), shprehej: “T’ u vije turp juve grekeve e te skuqi kur mbani keto qendrime e kini keto pretendime ndaj popullit shqiptar”.
Te vertetat thuhen. Ish qeverise tone nuk i fliste zemra, por buzet e xhepi, per te mbajtur sa me gjate karriken qeveritare.
Kam besim se ne kete Evrope te re edhe ne mendjet greke do te filloje te fryje ere e re.
Shqiperia duhet ta ngreje ceshtjen e ligjit te luftes ne parlamentin Europian, sepse vetem ne BE zgjidhet ai problem, dhe aty DISKRETITOHET Greku
Ndersa ne lidhje me varrezat ,greket do benin mire ti mernin eshtrat e ushtareve te tyre me vete ne Greqi,
nuk ka kuptim te mbajne vareza ne Shqiperi ………….Apo greket ecin me parimin :Atdheu eshte varri i te pareve
Me gjithe respektin qe kam per Cv- ne e Z.Bushati , nuk e prisja qe fale tij dhe qeverise qe perfaqeson, diplomacia shqiptare te ngrinte pjacen ne nivele kaq te larta dhe kaq shpejt. Me kerkesen e sotme zyrtare qe ju be shtetit Grek,mendoi se Z.Bushati pertej paragjykimeve te mia e meriton emertimin “Rilindas”. Shpresoj qe edhe koleget e tij te kabinetit qeveritar te ecin me te njejtin vullnet. Zhvillimi Kombetar arrihet me perkushtim dhe pune dhe jo me metodat e mesjetes qe perdorte qeveria e kaluar, e cila me veprime gjasme patriotike, nuk ka cuar uje kurre ne tokat shqiptare. Respekte Z.Bushati.
Rroftë patriotizmi qytetar