“Minatorët e Bulqizës kërkojnë rifillimin e punës në galeritë e bllokuara nga autoritetet, të cilat kanë vlerësuar se në këto galeri nuk përmbushen kushtet e sigurisë. Mesditën e sotme 5 minatorë tentuan të vetëflijoheshin, duke u djegur me benzinë, në shenjë proteste ndaj bllokimit të punës në minierë” – Ky ishte lajmi i dhënë sot nga disa media dhe portale online.
Sipas News 24: kreu i sindikatave të minatorëve, Agron Basha deklaroi se shkak për aktet ekstreme të minatorëve është gjendja e vështirë ekonomike. “Minatorët i zbuluam në kohë, dhe nuk i lejuam të kryenin aktin fatal. U kam nisur te gjitha institucioneve shkresat e duhura për ecurinë dhe aktin e bllokimit të punës pa kriter. Minatorët kanë kushte të vështira ekonomike, kanë marrë kredi, overdrafte dhe duke mos punuar kanë vendosur të marrin aktin e vetëflijimit”,- thotë personi në fjalë.
Situatë reale apo e stisur nga pronarët e minierave të cilët janë bllokuar kohët e fundit nga Qeveria?
Në një deklaratë të Dardan Malajt, këshilltar i ministrit Gjiknuri thuhet: “Duke marrë shkas nga ngjarja e ditës së sotme në Bulqizë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron opinionin publik se Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë kontrolluar situatën në zonën D në Bulqizë dhe në raport kanë konstatuar probleme të kushteve të sigurisë në subjektin “Tur-Alb Krom” shpk i cili operon si nënkontraktor i koncesionit “Albanian Chrome”.
Referuar këtyre problemeve të theksuara me kushtet e sigurisë, Ministri i Energjisë ka urdhëruar pezullimin e pjesshëm të aktivitetit minerar për zonën D.
Është detyrë ligjore e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve kontraktuale mes shtetit dhe subjekteve private, në të gjitha aspektet, përfshirë dhe veçanërisht sa i takon zbatimit të kushteve të sigurisë teknike.
Ligji përcakton gjithashtu kushtet minimale që duhen plotësuar që një operator të vazhdojë ta ushtrojë aktivitetin minerar. Në të kundërtën, shteti nuk mund të rrijë duarkryq por Ministria ka detyrimin ligjor që të pezullojë çdo marrëveshje e cila bie ndesh me përcaktimet ligjore dhe cënon sigurinë e jetën e minatorëve të punësuar. Duke e konsideruar prioritet jetën e minatorëve, Ministria e Energjisë dhe Industrisë refuzon çdo akt që bie ndesh me këtë parim dhe i kërkon Policisë së Shtetit që të hetojë çdo rast presioni që zotërues të lejeve minerare ushtrojnë në mënyrë direkte apo indirekte ndaj institucioneve shtetërore për të neglizhuar zbatimin e ligjit dhe standardeve minerare në marrëveshjet kontraktuale.
Në foto: Forca te nderhyrjes se shpejte te Repartit te Inspektimit te Shpetimit te Minierave, gjate nje demostrimi, me rastin e inagurimit te RISHM, ne Tirane. Foto LSA Arkiva, E Premte, 26 Mars 2010
Kjo eshte rilindja e EDIT.
O Mark uk Berlloqesh, bre!….. Oj, s’ashte rilindja e Rames or taj… Ashte perendimi i sales ej….Ala s’ka dale dielli i rilindjes, or taj… jena ala ne terrin e ” Babes” tat… Oj,lum Uku…
Te mos kesh minimalen e kushteve,te shikosh se si vdesin dite per dite shoket tend minatore, te shikosh, se jane kthyer si ne mesjete skllever,qe punonin vetem me kazma, lopata e karoca dore, e keto mjete peroren dhe sot,te mos perkrahesh vendimin e ministrise per te rregulluar gjendjen,po t’i vesh laken vetes ,sepse je dakort me kete mjerim,me vjen keq per veprimin,ehe pse edi qe femijet nuk ngopin barkun me buke. PO CILA ESHTE RRUGEZGJIHJA PER TE MIREN E FEMIJEVE ,TE DIGJESH E TE LESH FEMIJET JETIM, QE TI PRAP VDEKJEN E KE MBI KOKE,APO TE DUROSH SI GJITHE TE TJERET E TE PERMIRESOSH KUSHTET,TE KERKOSH NGRITJE PAGE , APO QEVERIA TE TOLEROJ QE JU TE VAZHDONI PUNEN SI SKLLEVER E PRONARET TE MBUSHIN XHEPAT ? joooooooo nuk eshte veprim i drejte te nderuar minatore.PO JAM I BINDUR SE JENI NXITUR NGA ATA QE PO QAJNE MILIONAT, behuni te arsyeshem e mos kaloni ne ekstreme te jetes ,duke len emije jetim e te varfer…….. TREGONI PJEKURI,!
shteti duhet tu siguroje punen atyre minatoreve te lene pa pune pas pezulimit te zones D, ose te detyroje kompanine te vazhdoje tu paguaje rrogen minatoreve gjate kesaj kohe sa te sqarohen gjerat. Nuk mund te lihen me shume se 100 familje pa buke, shteti duhet te detyroje firmen te respektoje kontraten me minatoret, tu paguhet rroga se nuk eshte faj i minatoreve kjo qe po ndodh, eshte faj i shtetit qe jep licenca firmave te papergjegjshme.
pelivan:Me vjen keq per ju po nuk eshte faji i im pse jeni ju nje injorarant.Germat U.K eshte shkurtim ne anglisht e mbreteris bashkuar pra jetoj ne UK.Ne se eshte babaj juej te takon ti dalesh per zote.Shko e lexo edhe pak e mos prit te marresh nje 2000 lekesh per mitingje.
haa-haaaaaa-haaaaaaaaaaa !ka marre fund kooperativa malore,jane hap fronte pune ne sektorin United Kingdom.