Prindërimi nuk ka rregulla të shkruara, por psikologë të ndryshëm mbështesin shkolla të ndryshme edukimi. Ka disa mënyra për të përshkruar një stil prindërimi, e ky i fundit ndryshon dhe përcaktohet nga shumë faktorë si social, ekonomik etj. Megjithatë prindërimi modern i cili shqyhet për sjelljet tolerante ndaj fëmijëve nuk mbështetet nga asnjë sociolog e psikolog, kjo për faktin e vetëm që dëmton fëmijët në periudhë afatgjate.
Sipas studimeve të shumta ka rezultuar se prindërit tolerantë janë të papërfshirë në jetën e fëmijës dhe emocionalisht të largët. Fëmijët e rritur nga këta prindër kanë më shumë gjasa të tregojnë shenja ankthi dhe depresioni, agresioni në të ardhmen etj.
“Prindërit tolerantë e kanë të vështirë vendosjen e limiteve me fëmijët e tyre”, thotë Laura Markham, autore e librit Peaceful Parent, Happy Kids. Të injorosh sjelljet e këqija e mos t’i japësh shembullin e disiplinës një fëmije, do të thotë t’i shkaktosh atij kaos dhe rrëmujë në mendje.
“Prindërit tolerantë janë të dashur, pozitivë por ata nuk krijojnë kufij për fëmijët e tyre dhe struktura të gatshme (shumë të domosdoshme që në moshë të herët) në mënyrë që fëmija të ndajë të mirën nga e keqja. Këto struktura fëmijëve duhet t’i vijnë të gatshme si modele nga familjet ku rriten dhe nëse në shtëpi gatuhet 3 lloje ushqimesh, sepse i vogli nuk ha perimet, ai e merr këtë si të mirëqenë për gjithë jetën. Por nëse mendoni se prindërve autoritar u ka ikur koha, gaboni! Ka mënyra sesi t’i kultivoni disiplinën fëmijëve pa i shtënë frikën.
Disiplina pozitive mbështet në zhvillimin e aftësive të fëmijës dhe tipareve të tilla si zgjidhja e problemeve, vendimmarrja, ndjeshmëria, respekti, mirësia, vetëkontrolli, vetëbesimi etj .
Fëmija mund të jetë më i pavarur në dukje, kur rritet nga prindër tolerantë, por sipas psikologëve ata do të rriten për të qenë adult me pritshmëri të ulëta, sepse asnjëherë s’janë vënë përpara përgjegjësive, do të shmangin konfrontimin etj.
Nëse keni qenë shumë tolerant, nuk është tepër vonë për të filluar me caktimin e kufijve.
Mbani në mend, “Nuk është punë e prindërve ta bëjnë fëmijën të lumtur”, thotë Zeichner. “Përkundrazi, puna e tyre është të mbështesin fëmijën e tyre për të kuptuar dhe menaxhuar gamën e plotë të emocioneve të tyre./ Burimi: Goodhousekeeping
l.h/ dita
Keto zoteri prinder tolerante duhet qe ne shporten me molle te freskta te pranojne dhe molle te kalbura.Gje qe nuk e pranojne ne asnji menyre.Pra Femijet duhet te edukohen ne pranin e patundeshme para autoritetit serioz te prindit i cili qendron pran femijes (krahasim banal) por i domosdoshem dhe i rendesishem njisoj si vendosja e nji shkopit pran fidanit ne rritje.Mungesa e kontrollit nga prinderit ne rritjen dhe edukimit te tyre.Te jeni te bindur qe do e plotesoj shoqeria dhe ligji i shtetit ne ruajtjen dhe mbarevajtjen e rendit dhe qetesise.