Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vetëvarja e 13-vjeçarit, familjarët: Gjetëm fletushkat e Dëshmitarëve të Jehovait
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Vetëvarja e 13-vjeçarit, familjarët: Gjetëm fletushkat e Dëshmitarëve të Jehovait
KronikeLajmi i fundit

Vetëvarja e 13-vjeçarit, familjarët: Gjetëm fletushkat e Dëshmitarëve të Jehovait

anazapta
Published April 15, 2014
Share
SHARE

Vetëvarja e një 13-vjeçari në Durrës rihap pas shumë vitesh debatin për ndikimin e sektit të Dëshmitarëve të Jehovait tek fëmijët dhe adoleshentët. Familjarët e Bledar Xhajxhas në sektorin “Rinia” në Durrës, thonë se nuk dinë ta shpjegojnë ndryshe vendimin e tij për t’i dhënë fund jetës. Një ditë më parë, djali u gjet nga shokët e tij i varur në degën e një peme fiku, pak metra pas banesës ku jetonte me nënën e tij. Ai nuk kishte asnjë problem apo konflikt në familje ose në shkollë. 

Ata besojnë se Bledi mund të jetë ndikuar nga fletushkat e Dëshmitarëve të Jehovait, të cilat janë gjetur në banesën e tij.

“Gjetëm buletinët e dëshmitarëve të Jehovait, dhe për ato dyshojmë. Ai nuk ka pasur asnjë problem në shkollë. Ka qenë fëmijë i shkathët, por jo grindavec. I vetmi shkak që mund ta ketë çuar në vetëflijim, është ndikimi nga broshurat e Jehovait. I gjetëm në banesë. Në një prej tyre thuhej se Jezusi ka vdekur duke perënduar dielli dhe ka shkuar në parajsë. Fashikulli thoshte se, pas vdekjes do të ringjallet prapë. E kishte pranë vetes atë fashikull. Ashtu siç thoshte fashikulli ka vepruar, ka varur veten. Po bëhet propagandë ndaj fëmijëve, të ndalohet kjo gjë”, apelojnë ata..

Pak vite më parë, disa raste të ngjashme të vetëflijimit të fëmijëve dhe adoleshentëve brenda një harku të shkurtër kohor hodhën dyshimet se ishin pikërisht predikimet që gjenden në broshurat e këtij sekti ato që kishin ndikuar në vendimet për t’i dhënë fund jetës.

anazapta April 15, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
9 Comments
  • Horri i Bulevardit says:
    April 15, 2014 at 5:28 pm

    Ndjese paske djali akoma i parritur dhe ngushellime familjareve.
    Grida Sumces, ju hoq nje shanc per te akuzuar kryeministrin Rama, per vrasje te djaloshit, se familjaret e paskan deklaruar se kush mund te jete aryeja e vrasjes.

    Reply
  • Lulzim Basha says:
    April 15, 2014 at 6:06 pm

    Po ishte rast vdekjeje ta dini mire i ben qeverria,arritjet i dedikohen partise Demokratike si ne pushtet edhe sot ne opozite-Sali Berisha.

    Reply
  • ARUSHA says:
    April 15, 2014 at 7:25 pm

    MOS U MERRNI ME ASNJI FE SHIKONI DHE KUJDESUNI PER FAMILIEN VELLEZERINE GJYSHLLARET SHKOLLEN PUNENN DHE SHTONI DASHURINE PER LIBRIN DHE NJERZIT E MIRE QE JU RRETHOJNE (MESUSI,fqinji i mire,shoket ose shoqet e mira dhe dilni ne natyre kendoni recitoni beni sport notoni dhe lexoni sa me shume libra te autoreve te medhenj te kohes se kaluar NDIHMONI TE AFERMIT NE FSHAT OSEDIKU TJETER) DHE KESHTU DO JETONI GJATE DHE TE LUMTUR

    Reply
    • pelivan says:
      April 15, 2014 at 9:22 pm

      Bravo Arusha! Ke percjelle keshilla, qe vlejne, si receta te nje mjeku te mire… Une,sjam fetar ne te vertete,(E adhuroj Zotin), por keta te jehovait,(Njoh shume syresh), me bejne pershtypje,me duken te mrekullueshem si njerz,ne te folur, ne te veshur,ne ate qe ata predikojne paster,bukur… Ata, i vene ne ndihme kujtdo, por,vecan te veteve! Sa here ka stuhira shkaterruese ketu ne Amerike , u gjenden prane deshmitareve,miqve te tyre,me cdo ndihme,deri dhe ne ngritjen e shtepis nga e para, e deri tek mobiljet… percjellin dashuri gjithandej. Them se,nuk me duket me vend akuza qe u atribohet atyre,per vdekjen e kesaj krijese te brishte,te ketij zogu te njom,qe ,mbase vet JEHOVAJ e zgjodhi per ta patur ne kafaz te tije,U prefte ne paqe…

      Reply
  • MARKO says:
    April 15, 2014 at 7:57 pm

    Ngushellime familjes,Presim prononcimin e Grida Sumes.

    Reply
  • Bora says:
    April 15, 2014 at 9:24 pm

    He mi Grida dil dhe thefsh qafen,lope e cmendur,mu si dardhe je.

    Reply
  • eni says:
    April 16, 2014 at 8:46 am

    @ pelivan:
    Une nuk e di se si funksionon ne Amerke por di te them qe ketu ne Shqiperi keta deshmitare vijne shtepi per shtepi deri ne piken e bezdisjes , nuk kane ambiente qe te predikojne aty e kush eshte i interesuar ti ndjeke .
    fletpalosjet ia lene ne dore kalimtareve dhe kjo eshte e gabuar sepse ato nuk mund ti hedhesh kudo dhe te mos i shpjegosh femijeve dhe konceptin qe ato mbartin , jane bere si broshura supermaketesh .

    Reply
  • nora says:
    April 16, 2014 at 8:50 am

    U prefte ne paqe.Puna eshte se femijet jane te ndjeshem dhe besojme totalisht tek Zoti dhe fletushkat se nuk punojne sa duhet prinderit ,shoqeria ,shkolla etj si duhet me ta.Nuk jam dakort me pelivan se e zgjodhi Zoti por e lane pas dore familja.

    Reply
  • DINI says:
    April 16, 2014 at 8:57 am

    TE NXERET JASHTE LIGJIT KJO ORGANIZATE “FETARE ” SI NE SHUME VENDE TE BOTES SE PO MER JETEN E FEMIJVE TE PAFAJSHEM

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?