Ndarja nga jeta e aktorit 29-vjeçar Lee Thompson Young ka qenë lajmi që ka tronditur jo vetëm Hollywoodin, por të gjithë botën. Mësohet se Lee ishte përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur. Aktori kreu një vetëvrasje në shtëpinë e tij në Los Angelos pranë Hollywoodit gjatë ditës së djeshme. Sipas pohimeve të menaxherit dhe familjarëve të tij, Lee nuk kishte asnjë arsye pse të merrte vendimin për t`i dhënë fund jetës.
Kohët e fundit gjerat në jeten e tij po shkonin si zakonisht dhe nuk kishte bërë të ditur të kishte ndonjë problem të rëndë. Siç njihej nga të gjithë, 29-vjeçari nuk kishte pasur kurrë probleme me drogën ose alkoolin dhe aq më pak të abuzonte me to, kështu që kjo i hodhi poshtë të gjitha hamendësimet lidhur me marrjen e ndonjë overdoze.
Ai kishte nisur bisedimet për të marrur përsipër një rol të ri, por pasi producentët e kishin marre vazhdimisht në telefon për një kohë të gjatë, nisën të merakoseshin kur vunë re se aktori nuk po ju përgjigjej sepse sipas tyre ai ishte shumë entuziast për ketë rol dhe ishin shumë pranë nënshkrimit të kontratës.
Mësohet se Lee gjithashtu ishte duke luajtur në serialin siç dhe vetë ai e ka konfirmuar se ka ëndëruar për të pasur një rol në të, “Rizolli & Isles “. Në këtë serial aktori kishte rolin e një detektivi të quajtur Berry Frost. Vetëvrasja e tij ka shkaktuar jo vetëm prapambetjen e vazhdimësisë së xhirimit të episodeve, por edhe dhimbje tek kolegët. Të gjithë shpreheshin se Lee ishte një person shumë i dashur me të gjithë dhe përpiqej gjithnjë që jo vetëm aktorët e rinj por edhe njerëzit të cilët kishin nevojë për të t`i ndihmonte.
Sipas kolegëve kjo është një humbje e madhe e një njeriu me aq shumë vlera si dhe një aktor aq të talentuar. Statuset e shumta nëpër rrjetet sociale kanë qenë të pafundme jo vetëm nga adhuruesit por edhe nga të gjithë të njohurit . Ndër to mund të rendisim motrën e këngëtares Beyonce, Solange Knowells, Gabrielle Union, Donald Faison, Harry Shum JR, Amber Patrice Riley e shumë të tjerë.(Oranews)