77 magjistratë kaluan në sitën e Vetting-ut nga marsi deri në dhjetor të këtij viti, për të prodhuar një bilanc dramatik për vetë gjyqësorin, por veçanërisht cilësinë e drejtësisë që u ofrohet shqiptarëve.
Testit të pasurisë, integritetit e profesionalizmit nuk i kanë mbijetuar dot 45% e magjistratëve të kaluar në sitë gjatë këtyre muajve. Nga 77 gjyqtarë, prokurorë, e asistentë ligjorë, u konfirmuan 45 dhe u shkarkuan 35. Numri i të shkarkuarve pritet të rritet edhe më tej, ndërkohë që disa prej të konfirmuarve rrezikojnë të shkarkohen nga shkalla e dytë e Vetting-ut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Siç ndodhi pak javë më parë me Kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Kolegji i Apelimit rrëzoi vendimin fillestar të konfirmimit të tij në detyrë, ndërkohë që në janar do të vijojë seancat për rishikimin e vendimeve për të paktën dy magjistratë të tjerë: Edmond Islamajn e Gjykatës së Lartë, dhe Alma Bratin e Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë që lista e magjistratëve të konfirmuar por të ankimuar nga Komisioneri Publik nën rekomandimin e ONM-së, është mjaft e gjatë.
Shkarkimin i Bashkim Dedjas bëri që Gjykata Kushtetuese të mbetet pas asnjë gjyqtar, duke qenë se e vetmja anëtare që i mbijetoi Vetting-ut, Vitore Tusha, është me mandat të përfunduar. Gjykata e Lartë u reduktua në 4 anëtarë nga shkarkimet.
Gjithsesi, efekti më dramatik ka të bëjë me numrin jashtëzakonisht të madh të dosjeve të akumuluara në Gjykatën e Lartë. Në fund të muajit nëntor ato arritën në 30 mijë, për t’u shtuar muaj pas muaji. Edhe në rastin më të mirë, nëse Gjykata e Lartë do të plotësohej me numrat brenda fillimit të vitit të ardhshëm, shqyrtimi i këtij volumi kaq të madh dosjesh mund të kërkojë vite. Kjo do të thotë se një pjesë e mirë e tyre mund të presin deri 5 vite për të parë dritën e shqyrtimit.
Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar
Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar
Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar
Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë
Agron Valva, kryetar i Gjykatës Berat
Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës
Sotiraq Lubonja, Gjykata e Korçës
Izet Kadana, Kryetar i Gjykatës së Pukës
Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative e Shkodrës
Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë e Durrësit
Ramadan Troci, Prokuroria e Përgjithshme
******
Artor Ylli, ndihmës ligjor – i shkarkuar
Adriatik Llalla – jashtë sistemit
Besnik Imeraj – jashtë sistemit
Mirela Fana – jashtë sistemit
Erind Basha, ndihmës ligjor – jashtë sistemit
Gjysma? Une do cuditesha te ngeleshin 10 te pashkarkuar.
Kjo do te thote qe kokat e korrupsionit ne drejtesi te mos jene prekur. Si kokat e korrupsionit shteteror. Arrestojne nje 28 vjecar ne Elbasan me akuzen se ka dashur te korruptoje nje zyrtar dhe nuk arrestojne Gjiknurin dhe Ahmeten per korrupsionin e rrugeve. Ramuti ben ligjin e Reformes. Eshte I gjithi sistem kriminal
Po ,zotin Zagonjori ku e keni ?! Po te qendroje ky zoteri
ne sistemin e drejtesise,gjyqesorin e ka marre ferra uraten ! Drejtesia me kete njeri nuk do te beje kurre hair
ne Shqiperi. Kujtoj intervisten e tij dhene nje TV shqiptar
ku ankohej se kishte 20 mije dosje qe nuk ishin perpunu-
ar dhe se duhej shtuar pesoneli jurist. Deri ketu i besova
ketij njeriu te veshur me pushtetin e drejtesise. Por me vone mora vesht se ky batakci e dallaverexhi i paskrupullt
merrte pjese ne 8-9 borde duke mashtruar shqiotaret ne
nje fare feje tronditese. Ky i babezitur per te mbushur
xhepat me para as qe e kishte mendjen te punonte per
zbardhjen e dosjeve te hallexhinjeve shqiptare. Pervec
ketyre dallavereve dihet nga i gjithe opinioni publik shqip-
tar qe ky zoteri qe me te drejte komisioni nderkombetar e
ka rikthyer per shqyrtim, eshte nje klloun i monstres se
Vicidolit dhe kjo eshte aresyeja kryesore perse komisioni
i Vettingut nen presionin e bandave berishiste cedoi duke
bere qe Zagonjori te kaloi Vettingun por nderkombetaret
i thane NDAL ketij batakciu e dallaverexhiu …..! Ai do te
paraqitet perseri para vettingut per te justifikuar me fakte
e dokumenta gje qe asesi nuk mund t’i justifikoi plackitjet
dhe hajnite e tij duke abuzuar me cekicin e gjykatesit kry-
sor …..!!!
Kurse unë them me plot bindje se duhen shkarkuar jo gjsma ,por të gjithë prokuror e gjyqëtar ,dhe vendi i tyre zyra ku kan qënduar ,sallat e gjyqësore ,koridoret që kan marrë ryshfete ,që kan lëvizur e drjtuar ,prokurorët ku kan lëvizur duhet të pastrohen tërësisht dhe të lahen rradikalisht dhe dizinfektohen .Vetëm pastrimi i të gjithve dhe dizinfektimi i vendit do jetë një fillim i mbrë i në drejtësi do të jetë shpëtimtare për vendin.