Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Si e ëma e Zeqos majë thanës! E përmend fjalën e urtë për të komentuar fjalën e një funksionari të Ministrisë së Bujqësisë kur foli për çmimin e ngritur të vezëve. Ai bëri një krahasim që bëhet rëndom këtu te ne. Në Itali,- tha ai,- një vezë kushton 20 cent, pra rreth 30 lekë. Argument pa arsye. Unë kam një mik italian. Është pensionist si unë dhe merr rreth 1000 euro. A e di funksionari sa e kam pensionin unë? Domosdo që jo. Prandaj e ka kaq të lehtë zotëria të bëjë ekonomistin e të flasë me krenarinë e të zgjuarit e të diturit. Unë e përkrah qeverinë në përpjekjet e saj drejt finishit europian e me gjithë zemër bile, por nuk më pëlqen që një pushtetar të flasë budallallëqe. Ai është pjesë e një qeverie dinjitoze e duhet të tregojë dinjitet në gjykime. Profeti.