Arturo Vidal nuk e mendon aspak largimin nga Juventusi, madje ai dëshiron që të shkruajë emrin në historinë e klubit bardhezi, pavarësisht faktit se në adresë të tij nuk kanë munguar ofertat. 28-vjeçari po kalon momente të mira, pasi këtë sezon ka shënuar 18 gola në të gjitha kompeticionet dhe zërat për një transferim të mundshëm te Barcelona apo Reali nuk e shqetësojnë aspak. “Nuk i dëgjoj aspak zërat nga Spanja. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur në Torino. E kam përsëritur disa herë që ndihem shumë mirë te Juventus”, tha kiliani. “Do të qëndroj te bardhezinjtë, sepse presidenti Andrea Anjeli më ka kërkuar që të fitoj Champions League”.