Rreth 50 prej viktimave të Jimmy Saville, prezantuesit të BBC-së që akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual ndaj të paktën 200 personave, do t’u kërkojnë dëmshpërblim familjarëve të këtij të fundit dhe vetë rrjetit televiziv, për të cilin ai punoi për vite me radhë. Gjithashtu, një pjesë e shpërblimit duhet të shlyhet edhe nga shërbimi shëndetësor në Britani, pasi shumë prej abuzimeve kanë ndodhur në spital. Lajmin e konfirmon vetë avokatja e viktimave të maniakut Saville, Liz Dux. Savile ka vdekur në vitin 2011 dhe e vetmja mënyrë për të gjetur pak drejtësi për viktimat e tij është dëmshpërblimi.