Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vit i ri, qëllime të reja.10 këshilla nga Forbes
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Vit i ri, qëllime të reja.10 këshilla nga Forbes
Lifestyle

Vit i ri, qëllime të reja.10 këshilla nga Forbes

Leda Hysa
Published January 2, 2019
Share
SHARE

 

Të gjithë ne mundohemi të bëjmë plane për vitin që vjen, por ekspertët thonë se 90% e atyre që bëjnë këto planifikime, dështojnë.

Dhe kjo s’është fare gjë e mirë. Por pse të mos e bëjmë këtë gjë?

Kështu thotë studimi i ri i publikuar nga shkolla e Biznesit në Europë INSEAD zbulon disa të dhëna që mund t’ju habisin. Por sipas studimit qëllimet që i vendosim vetes nuk duhet të jenë shumë të larta, sepse kjo bën edhe që të na duken si dështime.

Studiuesit zbuluan se kur vendosim qëllime të vogla, mendjet tona i perceptojnë ato si të lehta për t’u arritur. Dhe, kur i arrijmë, ndihemi sikur ja arritëm.

Atëherë pyetja që lind është: Sa të mëdhaja apo të vogla duhet të jenë qëllimet tona? Kjo është një pyetje e mirë dhe ja 10 këshilla që do t’ju ndihmojnë.

  1. Asnjëherë mos thoni do jem njësoj, sepse do të çojë se s’bën në dështim. Ndryshimi është diçka që vjen në mënyrë natyrale dhe s’mund të shmanget. Kështu që prit ndryshimin dhe mundohu ta bësh për mirë.
  2. Bëji publike qëllimet. Tregojani famijes e miqve apo kolegëve. Kjo do të bëjë që të arini synimet tuaja.
  3. Ki një fokus. Mos u shpërndaj në qëllimet e tua. Por bëj një hap drejt njërit qëllim dhe më pas fokusohu vetëm tek hapi tjetër.
  4. Hapat e vegjël të çojnë në arritjen e qëllimit të madh, kështu që mos nxito për t’i bërë të gjitha menjëherë. Por shkallëzoji synimet e tua. Pesha humbet kile më kile dhe paratë bëhen lekë më lekë. E librat janë shkruar fjalë pas fjale.
  5. Mendoni për pasojat. Kështu do t’i paraprini qëllimit tuaj. Nëse ke planifikuar të shkosh diku, paguaje që tani në mënyrë që të mos mbetesh pa shkuar.
  6. Nëse dënoni veten, bëjani edhe qejfin. Për shembull nëse vendos si qëllim të lësh duhanin apo ushqimet e skuqura, gjithashtu duhet t’i vësh vetes qejfin. Për shembull pikturo më shumë, lexo më shumë, ose bëj diçka tjëtër që të pëlqen.
  7. Kërkoni mbështetje. Kur vendos një qëllim kërkoni mbështetjen e një personi që është aty për ty dhe të thotë “Do t’ia dalësh”. Edhe nëse të dy keni qëllime të ndryshme, jepi edhe ti atij kurajo të arijë qëllimin e tij.
  8. Mos prit shumë. Ka një arsye pse nuk i keni arritur gjithmonë gjithë qëllimet që i keni vënë vetes. Ju ndoshta mund të bëni një listë të gjatë, por nuk mund t’i realizosh të gjitha. Sepse s’do keni kohë, do jeni i mërzitur e shumë e shumë arsye të tjera. Por edhe nëse kjo ndodh mos u dmeoralizoni.
  9. Prano kur ju lavdërojnë. Mund t’ju udket e çuditshme kjo pikë në listë, por duhet që të thoni Faleminderit kur dikush ju përgëzon për arritjen tuaj. Këto fjalë mund të jenë motivimi i duhur për të ecur me hapin tjetër.
  10. Fillo vepro. Dhe kur t’ia kesh dalë e të kesh arritur qëllimin tënd, sigurisht që do t’ju vijë nga miqtë fjalia e famshme: “Ja dole”. Kështu që fillo vepro.

l.h/ dita

Leda Hysa January 2, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?