Anëtarë dhe aktivistë të disa organizatave jo-qeveritare u mblodhën përpara pallatit, ku mbajtën një demonstratë kundër Wilders dhe ekstremistëve të djathtë
Në kryeqytetin austriak Vjenë u mbajtën protesta kundër Geert Wilders, udhëheqës i Partisë të Lirisë (PVV).
Wilders mbërriti në Vjenë me ftesë të Kryetarit të krahut të djathtë të Partisë së Lirisë të Austrisë (FPO) Heinz-Christian Strache. Wilders ka hyrë nga dera anësore në pallatin Hofburg ku do të mbante një fjalim.
Wilders dhe udhëheqës i FPO-së Heinz-Christian Strache, në pallat mbajtën fjalim me temën “islamizimi si kërcënim për Evropën”.
Anëtarë dhe aktivistë të disa organizatave jo-qeveritare u mblodhën përpara pallatit, ku mbajtën një demonstratë kundër Wilders dhe ekstremistëve të djathtë.
Rreth 100 persona mbanin pankarta ku shkruhej “Politika e urrejtjes kundër myslimanëve. Jo në emrin tim”. Turma gjithashtu hidhte parulla si “nazistët dhe racistët jashtë”.
Përfaqësuesja nga radhët e Partisë së Gjelbër Alev Korun, që morën pjesë në protestat, tha se partia e ekstremistëve të krahut të djathtë është parti që bën përçarje në shoqërinë dhe acaron marrëdhëniet mes njerëzve. Ajo theksoi se partia e krahut të djathtë Partia e Lirisë të Austrisë (FPO) bën politikë urrejtëse kundër myslimanëve për të fituar vota.
Duhet jo vetem e djathta po e gjith Bota te bashkohen e te zhdukun ket rrac te keqe.