Policia e Vlorës ka asgjësuar në orët e fundit mbi 2200 rrënjë kanabis të mbjella në zona të thella të qarkut.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se bimët narkotike ishin mbjellë në fshatrat Lapardha dhe
Romës. Ato u gjetën të mbjella në 20 parcela, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se po punohet për identifikimin e kultivuesve.
Pas çrrënjosjes së kanabisit një vit më parë në fshatin Lazarat, kultivuesit i kanë kthyer sytë në zona të tjera të vendit, kryesisht në Tepelenë.
Ndërsa si praktikë, sipas drejtuesve të Policisë së Shtetit, ata kanë zgjedhur parcela më të vogla në toka të thella dhe pa pronar.