Një person është vrarë në Vlorë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rilindja”, ku viktima është qëlluar disa herë me thikë. Mësohet se viktima është Shkëlqim Baraj, 45 vjeç.
Ai është qëlluar nga i biri, Ermal Baraj, 21 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në shtëpinë e familjes Baraj. Babai dhe i biri janë përfshirë në një sherr dhe djali e ka qëlluar të atin me thikën e bukës 10 herë. Menjëherë pas krimit, ai ka telefonuar policinë, duke e denoncuar ngjarjen si vetëvrasje.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policisë nuk i janë dashur shumë hetime për të kuptuar se kishin të bënin me një vrasje. Djali është arrestuar menjëherë nga uniformat blu.