Një skaf 6 metra i gjatë me dy motora me nga 40 kuaj fuqi është kapur paraditen e sotme nga policia kufitare e Vlorës në Ujërat e Zvërnecit. (Në foto: Skafi që u kap sot në Zvërnec)
Ndërkohë është marrë në pyetje një shtetas italian, pronar i skafit që kërkoi ndihmë teksa ndodhej në ujerat e Zvernecit. Nuk është ende e qartë për policinë nëse ka qenë avari, apo shtetasi italian kishte qëllime trafikimi të lëndëve narkotike.
Në policinë e Vlorës, shtetasi italian ka deklaruar se është peshkatar dhe mjeti I tij ka pësuar avari në det, teksa ndodhej pranë brigjeve shqiptare./Ora