Një sasi hashashi prej 3 kilogramësh u kap në port pasditen e djeshme, ndërsa vijojnë kontrollet dhe hetimet për korrierin e dyshuar. Gjashtë pako me kanabis sativa janë sekuestruar gjatë kontrollit në një automjet. Policia bën me dije se droga u gjet në makinën tip “Opel”, me targa italiane CR227MB. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se droga kishte për destinacion Italinë. Por nuk u dhanë detaje të hollësishme për korrierin e drogës dhe ndihmësit e tij.