Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim dy ish-përgjegjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik. Ruzhdi Zeneli dhe Mario Kalusi, ish-përgjegjës të inspektoriatit përgjatë periudhës 2010-2013, akuzohen nga organi i Prokurorisë për shpërdorim detyre. Sipas akuzës, dy zyrtarët nuk kanë ushtruar kompetencat e tyre për prishjen e 65 moleve të paligjshme në zonën e Radhimës. Hetimi nga Prokuroria e Vlorës vjen pas kallëzimit të bërë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, Vlorë.