Drejtori i Muzeut Historik, Luan Malltezi ka folur në media për “një dëmtim të konstatuar mëngjesin e së hënës në Mozaikun e Muzeut që dominon qendrën e Tiranës dhe sipas Malltezit “ka ardhur momenti që specialistët të ulen e të diskutojnë për fatin e tij”.
Sipas z.Malltezi: “Mozaiku ka vite që është në gjendje të keqe. Janë konstatuar problemet dhe dihet që dëmtimi është tërësor, çka e kanë deklaruar edhe specialistët që e kanë parë nga afër. Në këto rrethana duhet të mblidhen specialistët për të diskutuar nëse duhet të riparojmë mozaikun, i cili nuk garanton jetëgjatësinë, e të shpenzojmë fonde për një mozaik të kësaj natyre, apo duhet të mendojmë të bëjmë diçka më përfaqësuese në Muzeun Kombëtar, me frymën e kohës”.
Pra “e paskan konstatuar specialistët” dhe “do e vendoskan specialistët”. Vecse duket krejt ngjashëm me marifetet e zakonshme të lënies drejt degradimit me dashje (si Piramida psh). Dhe në fakt, Malltezi thjesht është rikthyer (nga një ‘rrugicë’ tjetër) tek teza që paraardhësi i tij, Beqir Meta deklaroi në 2008, kur ndezi një debat të gjerë publik mbi idenë e zhvendosjes së mozaikut nga fasada e Muzeut Historik si ‘dëshmi e komunizmit’. Ca kohë Mozaiku u “mbështoll” madje me një beze ku qe shkruar një nderim për Nënë Terezën, po ku fotoja dhe emri i bamirëses dilte në sfond prej një “Sali Berishe” të shkruar me gërma kapitale avdallësh militues.
Këta janë vrasës, hajdutë, janë edhe burra skutha që nuk lenë mënyrë pa përdorur për ndyrësitë që kanë në mend.
Email nga adresa: [email protected]