Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zbulohen autorët e vrasjes së Elton Çiços, njëri prej tyre djali i Hysni Milloshit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Zbulohen autorët e vrasjes së Elton Çiços, njëri prej tyre djali i Hysni Milloshit
KronikeKryesoreLajmi i fundit

Zbulohen autorët e vrasjes së Elton Çiços, njëri prej tyre djali i Hysni Milloshit

Elton Tafaruci
Published May 24, 2016
Share
SHARE

Policia e Tiranës ka identifikuar dy personat e dyshuar për vrasjen e Elton Çiçës, ngjarje e ndodhur në lokal De Niro, në bllok, pak ditë më parë.

Një prej të dyshuarve është djali i ish-kreut të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi.

Sipas kreut të policisë së Tiranës, Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, janë të rrezikshëm dhe për kapjen e tyre ofrohen 500 mijë lekë shpërblim për këdo që jep informacione.

 

Deklarata e policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Strukturat Qendrore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe procedurial kanë bërë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes së ndodhur në lokalin “De Niro” në datë 1 Maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiço, person të njohur si me precedentë kriminalë.

Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit:

Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.

Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të 2 me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.

Për të dy këta dy shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimet nr. 1379 dhe 1380 dt. 24 maj 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë hetimeve intensive për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë janë mbledhur një sërë provash të vlefshme të cilat kanë ndihmuar në zbulimin e dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë vazhdon puna për dokumentimin me prova ligjore të të gjithë mekanizmit kriminal të ngjarjes si dhe personave të tjerë që mund të rezultojnë të përfshirë.

Për këtë ngjarje, aktualisht janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në këtë kuadër, Policisë e Shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë.

Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë ‎të autorëve të dyshuar për këtë vrasje.

Qytetaraët që kanë informacion, mund të telefonojë në numrin 069 41 10 299, duke siguruar anonimat të plotë.‎ Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja.

Gjithashtu Policia e Tiranës siguron qytetarët se do të punojë maksimalisht për parandalimin dhe dokumentimin e të gjitha veprave penale me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt për ta.

Elton Tafaruci May 24, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?