Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vrasja për një varëse, burgim të përjetshëm për Aldo Hoxhën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Vrasja për një varëse, burgim të përjetshëm për Aldo Hoxhën
AktualitetLajm i fundit cicerrLajmi i fundit

Vrasja për një varëse, burgim të përjetshëm për Aldo Hoxhën

redaktor
Published December 4, 2013
Share
SHARE

Gjykata e Tiranes ka vendosur sot dënimin me burgim përjetë për Aldo Hoxhën, 20-vjeçarit akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës gjatë përpjekjes për t’i vjedhur asaj varësen e floririt.

Vendimi është marrë gjatë seancës së sotme, në të cilën i pandehuri ka mohuar akuzat, duke kërkuar drejtësi dhe duke thënë se nuk ka lidhje me vrasjen për të cilën akuzohet.
“Nuk e dini ju se cfarë kam hequr nga policia që të pohoj krimin”, tha ai në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues ka deklaruar vendimin, pa dhënë arsyetimin e tij, që pritet të mësohet me vonë. Mbrojtja ka kërkuar pafajësi per klientin e tij, duke pretenduar manipulimin e shume provave.

Ndërkohë që edhe prokuroria e Tiranës kishte kërkuar gjatë pretencës dënim me burg përjetë për të.

Sipas akuzës i pandehuri Hoxha është personi që më 7 gusht 2012, tek Fusha e Aviacionit qëlloi me thikë viktimën Fatbardha Tafa, pasi u përlesh me gruan me qëllim grabitjen e varëses së floririt.

Sipas akuzës, prova kryesore është ADN-ja e një fijeje floku e gjetur në një kapele, gjurmët e gjakut dhe të djersës brenda saj, që përputhen me të akuzuarin. Prokuroria mbështetej në përshkrimin fizik që i kanë bërë agresorit dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes.

redaktor December 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Vendim i drejte says:
    December 4, 2013 at 2:17 pm

    Hajde pushime te mbara o mi halesh! A ia pe hajrin vareses o pleh qe do kalosh jeten burgjeve?
    Shpresoj qe shpirti i te ndjeres dhe familjaret e saj te ndihen me te lehtesuar.
    Qofte ky vendim mesim i mire per gjithe ata morra te vegjel qe vijne verdalle neper Shqiperi dhe bejne krime te tilla.

    Reply
  • Alban says:
    December 4, 2013 at 4:17 pm

    Gjykatat po marrin kthesen e duhur.

    Reply
  • kokpalari 21 janarit says:
    December 4, 2013 at 4:32 pm

    Ky u denua per nje qime floku gjendur ne nje kapele prane vendit te ngjarjes. Si ka mundesi qe ky merr burgim te perjtshem kurse ata gardistet qe vrane live ne kamera jane te lire??? A ka vrasje te nje lloji dhe vrasje te ndonje “lloji tjeter”?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?