Prokuroria lexon pretencën për të pandehurit, të akuzuar për ngjarjet e 21 janarit 2011, për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajn në demonstratën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë.
Seanca e zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ka të pandehur ish-shefin e gardës Ndrea Prendi, ish-gardistin Agim Llupo dhe shoferin e gardës Margarit Kume.
Sipas prokurorisë, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi kanë qëlluar me armë në drejtim të demonstruesve. Ai kërkoi 25 vjet burg për Llupon dhe 23 vjet për Ndrea Prendin.
Seancën e kaluar u mbyll edhe paraqitja e provave të palëve në këtë proces. Pas 38 seancash gjyqësore, gjatë të cilave u paraqitën provat me dëshmitarë dhe provat shkresore, treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha i ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, duke ia lënë radhën Prokurorisë.
Shqyrtimi i provave të palëve në proces është mbyllur me dilemën e madhe lidhur me vrasjen e Ziver Veizit. Dy ekspertët e thirrur nga Gjykata për të analizuar dëmtimin e predhës që u gjet në trupin e Veizit, kanë dhënë përfundime diametralisht të kundërta.
Njëri ka pretenduar se plumbi ka ndeshur diku tjetër para trupit të viktimës, duke qenë rikoshet, ndërsa specialisti tjetër përjashton në mënyrë kategorike mendimin e kolegut. Ai ka thënë se vrasja ka qenë direkt dhe plumbi mund të jetë dëmtuar në kockat e Ziver Veizit, pasi ka gjurmë të tilla në predhën e gjetur në organizmin e viktimës.
Turp per prokurorine qe ka kerkuar kaq pak vite burg per keta dy horra vrases.Po ju bej nje pyetje atyre prokurore,Po sikut keta demostrues te kishim vrare 4 gardiste dhe plagosur tre te tjere sa do kerkonin ne pretence per ta?
Mua me duket plotesisht e arsyeshme kerkesa e prokrurorise duke e vleresuar kerkesen mbi rrafshin e dy akteve te ekspertimve te FBI-se dhe ato qe kemi pare nga filmimet e bera me 21 janar.
Ka shume rendesi qendrimi qe ka per te mbajtur gjykata. Pak besoj se gjykata do pranoje kerkesen e prokurorise.
Po le te presim
prokuroria ka kerkuar kaq vite burgu dhe gjykata do tja ule BUJARI ME RASTIN E ZGJEDHJEVE ANMISTI NE KORRIK JAN JASHT FARE por se di se si do ti veje halli me berishen sepse ata demostruesit paten cadra me pistolete thika me helm HAJDE punen hajde perseri pyes po ku po veme valle si popull ku po na con kjo klase politike si komb
Me duket se bejne 48 vjet e jo 38 vjet. A e keni mbaruar filloren ju apo e keni deftesen si djali e Bossit?
Me ne fund prokuroria e mori mundimin te jape nje pretence te sakte(bazuar vetem ne provat qe kane) edhe pse gjykimin e meritonin te gjithe ata qe kane qelluar mbi turmen e protestuesve.Kaq i madh ishte presioni qe prokuroria nuk kerkoi me shume vite burg edhe per Meten?Gjithesesi nuk kam shume besim se gjykata do veproje me drejtesi duke i dhene te pakten secilit prej te pandehurve nga 10vjet burg.Por le te shohim!