Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Genci Çarçani, burrin 48-vjeçar që tri ditë më parë masakroi me thikë të shoqen në mes t5ë rrugës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në rrugën “Tefta Tashko”, pranë sheshit “Avni Rustemi” në kryeqytet. Policia tha fillimisht se krimi ishte kryer për motive xhelozie nga Çarçani, por ky i fundit e mohoi këtë fakt pas arrestimit.
Ai tha se pas ndarjes nga e shoqja dy vjet më parë, ai kishte pasur konflikte të shpeshta me të në lidhje me edukimin e vajzave.
Zanafilla e zënkave të çiftit ishte 20 vjet më parë, kur ata kishin humbur djalin 4-vjeçar. Burri akuzonte vazhdimisht gruan për pakujdesi, ndërsa konfliktet bëheshim edhe më të ashpra me kalimin e viteve, derisa gjithçka përfundoi në vrasjen barbare të gruas në mes të rrugës. Për krimin e kryer, pas ashpërsimit të ligjeve për krimet në familje, Çarçani rrezikon 20 vite burg.
Shume vrasje po degjojme ,ndaj grave ne Shqiperi.Kjo eshte si pasoje e pasigurise se madhe qe ndjejne burrat ne vetvehte,dhe e mentalitetit te kanunit te Markagjonit se gruaja eshte prone e burrit.Jemi kthyer shume mbrapa ne kohe,duhet reflektuar,dhe shteti te marre situaten ne dore qe te filloje qe ne edukimin e femijeve te vegjel per vleren e madhe e te barabarte qe ka jeta per te gjithe ne.Per keto duhet te sherbejne edhe forumet e organizatat e gruas dhe ato rinore.Mos te na vije keq qe te kopjojme edhe ndonje gje te mire te sistemit te kaluar.
Pse,ka edhe arrest pa burg?