Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vrau vjehrrin e motrës, 22 vite burgim për autorin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Vrau vjehrrin e motrës, 22 vite burgim për autorin
KronikeLajm i fundit cicerr

Vrau vjehrrin e motrës, 22 vite burgim për autorin

anazapta
Published April 8, 2014
Share
SHARE

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar dje me 14 vjet e 8 muaj burg të pandehurin Ermir Gjergji, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”, duke dhënë gjysmën e asaj që kërkoi prokuroria në pretencë. Gjergji akuzohet se vrau gjatë një loje Zef Ejllin, vjehrrin e motrës së tij që jeton në SHBA, për shkak se bashkëshorti (kunati i tij) e dhunonte vazhdimisht dhe 29-vjeçari është hakmarrë. Gjyqi u zhvillua pa praninë e mediave dhe u kryesua nga trupa gjykuese e përbërë prej gjyqtarëve Arbër Çela, Erjon Bani dhe Aleks Nikolli. Autori i vrasjes së vjehrrit të motrës, ngjarje e ndodhur në 23 tetorin e 2013-ës në fshatin Gur i Zi, kërkoi mëshirë nga trupi gjykues, pasi ka pranuar vrasjen dhe u shpreh se është penduar për veprën e kryer. Më parë gjykata i kishte pranuar gjykimin e shkurtuar Gjergjit. Në pretencën e lexuar para trupës gjykuese, prokurori i çështjes kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit Ermir Gjergji, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim për hakmarrje” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe dënimin e tij me 35 vite burgim. Ndërsa avokati mbrojtës, Arbër Raja, kërkoi  ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale duke marrë parasysh edhe kohën e paraburgimit.

Në fund të seancës gjyqësore, togat e  zeza kanë vendosur që të deklarojnë fajtor 29-vjeçarin Gjergji, duke e dënuar me 22 vite burg, por duke qenë se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar, Gjergjit i është ulur 1/3  e dënimit, duke u dënuar vetëm me 14 vite e 8 muaj burg. Pritet që Prokuroria të vendosë nëse do e apelojë vendimin e dhënë, apo do pranojë verdiktin e Shkallës së Parë.

Zanafilla e krimit ka të bëjë me motrën e autorit, që ishte e martuar me djalin e viktimës, ndërsa çifti ndodhet në Amerikë dhe ka dy fëmijë. Sipas pretendimeve te familjes Gjergji, Albina Gjergji dhunohej nga bashkëshorti i saj, djali i viktimës. Kjo situatë ishte bërë e padurueshme për vëllanë e Albinës, ndërsa kishte kërkuar disa herë nga familja Ejlli që të zgjidhin këtë problem. Ndërsa mbrëmjen e 23 tetorit të vitit 2013, ka marrë vendimin fatal duke ekzekutuar 67- vjecarin Zef Ejlli, babanë e dhëndrit (kunatin e tij). Ngjarja ndodhi në një lokal në Gur të Zi, ku viktima u qëllua me breshëri automatiku, ndërsa më parë kishin qenë duke luajtur domino. Mësohet se Gjergji i kishte kërkuar Ejllit që të ndërhynte tek i biri që të mos e dhunonte më të motrën. Por debati ka degjeneruar deri në hakmarrje. Gjithsesi gjykata vendosi ta klasifikonte si “vrasje me dashje” dhe jo me paramendim apo për hakmarrje.

 

anazapta April 8, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?