Një shqiptar është vrarë një ditë më parë në Siri, gjatë luftimeve të ashpra që zhvillohen për rrëzimin e regjimit të Bashar Al Assad, por edhe mes vetë grupeve rebele. Bledar Hamza, 28 vjeç, mësohet se është shqiptari nga Pogradeci, por me banim në Tiranë, që në shtetin e Lindjes së Mesme mbante nofkën Edu Samed. Sipas burimeve nga mediat arabe, shqiptari është vrarë tragjikisht gjatë luftimeve të djeshme në Siri, duke shënuar një tjetër viktimë me kombësi shqiptare. Mësohet se Bledar Hamza është nga fshati Leshnicë i Pogradecit, por banonte prej vitesh në Tiranë. Ndërsa një vit e gjysmë më parë kishte lënë Shqipërinë dhe ishte vendosur në Arabinë Saudite, ku familjarëve u kishte thënë se punonte si kuzhinier.
Me vete kishte marrë edhe bashkëshorten, ndërsa kishte një vajzë 2 vjeçe dhe priste një të dytë. Lajmin për familjarët e ka dhënë edhe vetë bashkëshortja e Bledarit, ndërsa pritet që trupi të sillet në Tiranë pas procedurave që do kryhen. Gruaja e të ndjerit ishte vendosur në Arabi vetëm gjashtë muaj më parë për të jetuar bashkë me të. Por familjes nuk i kishte treguar asnjëherë se ishte vendosur në luftën e Sirisë. Familjarët tregojnë se 28-vjeçari, prej kohësh ishte përqendruar tek feja islame dhe u largua nga Shqipëri një vit e gjysmë më parë, ndërsa asnjëherë nuk e tregoi vendndodhjen e tij të vërtetë. Këtë e dëshmon edhe tezja e të riut, Zana Lipo. “Iku 1 vit e gjysmë më parë. Na tha se do shkonte në Arabi dhe do të punonte. Në verë mori dhe bashkëshorten me vete, të dy ishin besimtarë. Asnjëherë nuk na treguan të dy për të vërtetën se ku ndodheshin, por Bledi tha se punonte kuzhinier. Sirinë nuk e përmendi kurrë”, tregon tezja. Familjarët i bëjnë apel shtetit të sjellë sa më parë trupin në Shqipëri. Vetëm në fshatin Leshnicë, dyshohet se janë edhe tre të rinj të tjerë të cilët janë larguar në Siri, duke luftuar kundër regjimit të Assad, njëri prej tyre ka humbur kontaktet me familjarët 9 muaj më parë dhe askush nuk di asgjë për fatin e tij.
Në dy javët e fundit janë vrarë disa shqiptarë që po luftojnë krahë rebelëve sirianë që po përpiqen ta rrëzojnë diktatorin Bashar Al Assad. Njëri prej rasteve, i Diamant Rashës është trajtuar gjerësisht, ndërsa familjarët thanë se kishte shkuar me dëshirë atje, për të luftuar krah rebelëve.
para vdekjes se dikujt nuk mund te thuhet i kenaqur,por ne ket rast mund te thuhet qe sme vjen aspak keq,na ka shtyp enveri per 50 vjet,e nuk u ngrit kush te luftonte,te shkosh per lesh ne nje shtet tjeter dhe me e keqja per fe,te ben te thuash mire ti behet atij dhe te tjereve qe mendojne si ai,burri qe eshte burre vdes per familjen dhe vendin e tij,sikur te shkojne nga 50 ne dite ,si ky i merhumi me lart, sdo me vinte keq.
Per keta tipa vetem bilet vajtje!
cte thuash te ven te vriten per shtetin sirian per fen .. ske cthua.. gjynah se qe shqiptar.. po turp se shkon per lesh per luften e sirise..