Mësohet se Vuçiç do të qëndrojë deri më 25 janar në Davos, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.
Në këtë ngjarje Vuçiç do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Gazeta serbe ‘Kurir’ thotë se gjatë këtij takimi Vuçiç dhe Merkel do të diskutojnë për Kosovën, ekonominë dhe integrimin evropian.
Po ashtu, ata do të flasin rreth vizitës së Merkelit në Beograd e cila është tejet e rëndësishme për Serbinë.
“Merkel tregon interes personal për Serbinë dhe rajonin, ajo dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Temat e bisedimeve do të jenë Kosova dhe ekonomia. Gjithashtu edhe vizita e re e saj në Beograd”, shkruan gazeta.
Merkel më parë ka deklaruar se pa një Ballkan të qëndrueshëm nuk ka Evropë të qëndrueshme.
l.h/ dita
Serbia sundonte me marifete ne Jugosllavi dhe nuk demokratizohej me bisedime, prandaj e ndeshkoi ushtarakisht, duke shkeputur edhe Kosoven nga sundimi i saj. Keto marifete i vazhdon kunder Kosoves, duke kerkuar bisedime diktati pa e njohur. Si ka mundesi qe Merkeli te mos i dije marifetet e Serbise dhe vete te bisedoje? Pykepyetje e madhe!
Serbija , per aesye te shqiptareve po gjunjezihet nga te theret . Serbise ia kthyen shpine ish aleatet e saje nga Jugosllavija si Mali i Zi , Maqedonija , Kroacija e Sllovenija por , per cudi Kosova e Shqiperija po i ndihmojne ate te qohet prap ne kembe …