Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është betuar para Këshillit Bashkiak, duke nisur kështu punën zyrtarisht për mandatin e tretë.
Pas zhvillimit të procedurave që kishin të bënin me konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe zgjedhjen e kryetarit të ri e nënkryetarit, u bë deklarimi i vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë. Mziu, pas betimit, mbajti edhe fjalën e rastit para këshilltarëve. Në fjalën e tij përshëndetëse ai u është drejtuar këshilltarëve të rinj duke thënë:
“Bashkia Kamëz është një qytet si asnjë tjetër në Shqipëri, pasi ka nevojë për urbanizim të mëtejshëm në këtë zonë, të cilën në mënyrë të qëllimshme qeveria e ka lënë si një ishull në mes të Tiranës, duke bërë një ndarje jo vetëm politike, por edhe krahinore. Në këto dy vite të vështira, Kamza ka qenë pa asnjë mbështetje nga qeveria, zero investime, rast unikal në 25 vite demokraci, ku një njësie vendore nuk i jepet një qindarkë e vetme për investime, ndonëse është qyteti më në nevojë në Shqipëri, por ne i kemi gjetur zgjidhjet.
Nuk ndodh në asnjë qytet jo vetëm në Shqipëri, por në botë, që dikujt t’i krijosh një vakum të tillë ligjor për ndërtimet! A keni parë ju në ndonjë vend në Shqipëri apo jashtë vendit që mos të ketë leje ndërtimi, që mos të bëhet legalizimi i objektit dhe që të futet në burg kush ndërton dhe ky është një vakum, i cili jam i bindur ka krijuar një kosto të jashtëzakonshme sociale ndaj qytetarit, por i ka krijuar për pasojë edhe një kosto financiare Bashkisë”.
Po ky MZIU,,,i zi a ka thyer ndonje rekord me krime zoti LU?,,Ti qe i di te gjitha per kete nuk te ka thene ndonje gje Berisha ?
Znj merkel të uron sinqerisht.
Ketij me mire ti varesh hejbet ne qafe e te thirreth Xhelal Koqeziu
Keta tipa te lene pa mend.Do edhe investime daullja.Investimet vertet duhen,se parate per plotesimin me te mire te nevojave te popullsise jane,por ky “mjeshtri” i tenderave thote-nuk na jane dhene keto 2 vite etj.Po si dole ne Gjykate or ditezi daullecjerre.Ke te besojme ty,apo Gjyk.shk.pare.Thone se je Doktor Shkencash…Nese je vertet Dr.Shkencash,burgun tend, nese te denon Apeli,do ta bej une,ti drejto ne rrugen KOPENHAGEN,TOKIO,AMSTERDAM etj dhe HAM HAM se harrova.
Edhe zaptuesit malokare te tokave e kane perfaqesuesin e vet malokar.Nuk ka mbetur pa grada,i ka te gjithe titujt akademike,eshte edhe profesor,;kur vete ne origjine ja kercet daulles.