Une jam nje banor i Qytetit Studenti, por i ardhur prej kohesh aty. Doja t’ju kerkoja qe te verifikoni apo te investigoni pak mbi shumë pislliqet qe Drejtori i Q.Studenti Brovina ka bere deri me tani, p.sh mbi nje ambjent qe eshte ndertuar mu ne mes te nje lulishteje. Ky ambjent u tha se do behet si salle leximi per studentet por ne fakt trajten e ka marre si lokal dhe zerat qe qarkullojne ne lagje thone qe do hapet lokal.
Ne fakt ai ambjent ende nuk eshte hapur,por une doja tju kerkoja qe te hetoni njehere dhe jam i sigurt qe do te gjeni informacione te nevojshme. Pastaj eshte edhe nje tjeter pisllek qe ndoshta Brovina nuk ka ca ben pasi eshte direkt kunati i Nishanit, presidentit tone, i cili cuditerisht doli pronar i ish-menzes shteterore te Q.Studentit dhe te cilen e ka rregulluar per llogari te vet.
Mos te kalojme pastaj te arsimimi qe Brovina ka, qe shume vone (ose me sakte, pasi u be drejtor aty) perfundoi Juridikun Part-time. Ndoshta keto qe ju them mund t’ju duken llafe bosh por mund t’ju siguroj se nese investigoni do te shikoni se ka te verteta ne keto qe them.Flm. (Ju lutem do doja te mbetesha anonim edhe pse po ju dergoj e-mailin tim).
Dërguar në adresën: [email protected]
Shume e sakte. Po ju them nje detaj: Z.Brovina ka qene marangoz ne Qytetin Studenti. Verifikojeni.