Të paktën për shqiptarët, të kesh qenë apo të jesh ende emigrant në Perëndim, dhe të përfshihesh në akuza për lidhje me ISIS-in, organizatën famëkeqe që po e kthen në kasaphanë Irakun dhe Sirinë duke shprehur përçmimin më të paimagjinueshëm për jetën njerëzore, deri tani ishte një lidhje pa sens logjik. Ajo që ka ndodhur dje, për dikë mund të tingëllojë një lajm kronike ndër të shumtët, por fatkeqësisht është shumë më tepër.
Rekrutimet për xhihadistë, mes shqiptarëve në Ballkan rëndom janë imagjinuar, dhe në fakt kanë rezultuar si veprimtari e elementëve ekstremistë që vinin nga vendet arabe, në mos direkt nga vendet ku luftohet, apo që kanë lidhje me ta. Njerëz që kanë patur kontakte me xhihadistë, drejtues të vetëshpallur fetarë janë kontrollit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, hoxhë e imamë të dyshuar në Kosovë e Maqedoni e kështu me rradhë, kanë krijuar këtë situatë, ku të paktën zyrtarisht njohim emrat e disa të vrarëve në luftime dhe shifrën e pak dhjetra personave që kanë shkuar të luftojnë për xhihadistët, duke marrë jo rrallëherë edhe familjet me vete.
Deri vonë, u tentua madje që kësaj flame t’i vihej edhe një logo “shqiptare” kur vinte puna për Ballkanin. Por arrestimet e djeshme, të një shqiptari e një marokeni në Itali, dhe një shqiptari tjetër në Kavajë, dëshmon konkretisht atë që ekspertët e anti-terrorizmit e thonë prej kohësh: Që ky rrezik është tashmë global, të vjen edhe andej që e pret më pak, pra nga Perëndimi, dhe që rrjedhimisht nuk mund të luftohet ndryshe veçse në mënyrë të organizuar mes shteteve e organeve të tyre.
Lëndën e parë që për pak gjë mund të shndërrohet në monstër, terroristët mund ta gjejnë edhe mes emigrantëve në Itali, Franca e gjetiu, edhe mes familjeve të varfra fshatare apo qytetare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni; edhe mes të rinjve të mësuar me armë, drogë e makina të shtrenjta në Lazarat; e kudo që munden.
Policia italiane e ka quajtur operacionin e djeshëm “Balkan Connection”, ne për efekt gazetaresk mund ta quajmë edhe “Italian Connection”, meqë një shtetas italian me origjinë magrebine ka udhëtuar plot herë në Shqipëri, ka marrë kontakte me njërin prej të arrestuarve, është kryer një zinxhir rekrutimesh (që deri tani edhe familjarët e tyre ndoshta i dinë për emigrantë)… Fakti mbetet një: Virusi me emrin ISIS duhet luftuar kudo në BE, nga çdo shtet veç e veç dhe të gjithë së bashku./DITA
Italianet dihet qe jane Krye- kurvat e EU.
Mafia italiane fiton rreth 100 miliarde € ne vit,dhe vijne ju a kerkojne shqiptareve sikur Shqipot jane qendra e mafies.
Vetem nga Gjermani,holland,belgjike,france,ITALI,kane ikur me ISIS rreth 5.000 persona,dhe BALLKAN-LESHI eshte qendra e ISIS NE EU.
Kur je i varfer tallin bythen te gjithe,dhe do hash cdo gje qe thote perendimi,ku Qindra xhami jane ne te gjithe EU,Ku Bin Laden,financohej nga CIA kunder Ruseve ne Afganistan,vjen dhe kerkohet qendra ne BALLKAN- LESH,Ku ISIS u financua nga CIA( raporti i saj,se kushin gabuar me financimet)vjen me LU-LU- NE amerikan ose Pepinot dhe kerkojne Qendren ne Ballkan- lesh.
Bote mashtrimi.
More Darius leshi , po pse italianet e shpifen akuzen per shqiptaret , o derdimen , si mendon ti , nuk ka te drejte Evropa e Amerika dhe ka te drejte emigranti shqiptar ? Edhe neve jetojme per bukuri ne Itali prej 20 vjetesh dhe askush nuk na ka akuzuar apo pergojuar kurre per ndonje gje te pa qene . Ne Itali jetojne 545000 shqiptare emigrante te rregullt , te integruar e te rregulluar , nga te cilet , 105000 me nenshtetesi italiane . Italia per Shqiperine , ka qene dhe eshte mbeshtetesja me e madhe e me e fuqishme ne arenen nderkombetare e ne BE . Italia na eshte ndodhur prane ne çdo fatkeqesi dhe sa here ja kemi vene zjarrin me duart tona Shqiperise , Italia eshte gjendur e para per ndihme . Poqese ty , nuk te pelqejne italianet , neve shqiptareve te Italise nuk na ze meraku nese ekziston ndonje idiot si ti ne kete Bote .
o INFORMATOR O K..
Qe je i lodhur,idiot,i konsumuar dhe rrefugjat nga ata qe u eshte q…e dhe gjyshja e shikoj.
O Idiot,une shpreva nje mendim qe eshte i imi,se nuk te pelqen ty o trushkulur kujt po i plas K.
Une nuk do bej romane dhe tregime qe ti kuptosh ti,se qeniet e modifikuara si Ty duan romane e prape nuk kuptojne gje,une ne 5 rreshta te jap informacion po per ata qe dine te kuotojne dhe kerkojne,jo Dythundrake si puna jote o BQ.
Ik , mor k.rrrrr!