Ajo që ndodhi në 23 Qershor, ka shkaktuar një çoroditje totale tek kampi humbës. Turmat pa fund, duke filluar nga prijësi i atij kampi, e duke vazhduar me ministra e analistë, zhgaravitës dhe deputetë, opinionistë dhe shefa, gazetarë dhe zëvendësshefa, komentuesë dhe policë, ndodhen në pikën më të palakmueshme për t’u orientuar. Ndërsa, ende pa u davaritur tymi i betejës, ata morën komandën,”përpara”, por me sytë drejtuar nga karriget, frëngjitë, studiot, bedenat, shkallët, podiumet, tavolinat, mejhanet, ku deri dje ishin zotë, çdo tentativë për të ecur para, nuk është gjë tjetër veçse një shfaqje qesharake e varësisë deri në skllavëri që ata kanë ndaj pushtetit të humbur. Ndërsa dje ligjëronin nëpër podiume shteti, sot duke marrë shembull edhe nga i pari i tyre, janë lëshuar në “podiume” të tjera, në një valë të paparë, mallkimi, sharje, trishtimi, qurravitje, lebetitje për të treguar të keqen që i erdhi këtij vendi nga zbythja e tyre. E vetmja gjë që ata nuk mundet ta bëjnë është sjellja fisnike dhe dinjitoze në një moment humbjeje dhe orientimi i duhur pas kësaj humbjeje. Kjo ndodhi sepse ata i privuan vetes shansin dhe mundësinë “për të shijuar humbjen”! Që të shijosh humbjen duhet të jesh i mençur, e këtë mençuri ta jep vet humbja si dhe shtyrja në moshë. Ata i kishin të dyja. I kishin me bollëk, si humbjen dhe pleqërinë e tyre, por për fatin e keq, nuk u treguan të mençur në pas humbjen e tyre. Nëse i hedhin në vështrim të shpejt aksioneve politike të opozitës, do të shohim se ato janë veprime sporadike, pa kauzë të qartë që ngjasojnë me reagimin spontan të dikujt që nuk ka në mendje asgjë të qartë. Të krijohet përshtypja se PD-ja është një grupim i lodhur, ulur në një pllajë, me një sy hedhur herë nga Sazani(Guri), herë nga lufta në Siri, herë nga “Fiks Fare”, herë nga krismat e tritolit, a së fundi nga Radika, ku ata gjejnë çelësin e kauzës së tyre. Për të parë disa aspekte të këtij aksioni çoroditës, mjafton të përmendim tre-katër betejat e opozitës në këta muaj si opozitarë, të cilat tregojnë se jo vetëm ajo nuk po orientohet si duhet, por nuk po tregohet as e mençur.
Së pari, PD-ja, nuk u tregua aspak e mençur, kur si betejë të parë të saj, vuri aksionin për të ruajtur punonjësit e administratës, (kupto:militantët e saj në administratë), sepse nisur nga ato që ka bërë me këtë administratë, nisur nga përzgjedhja, apo flakja e saj, nisur nga militantizmi, paaftësia, etj, ajo rezulton si një nga fushat me të cilat kjo parti nuk ka arsye të mburret. Nisur nga përdhosja e administratës, nga mos guximi i saj për të qenë e lirë qoftë edhe në bindjet e saj politike, nga ai numër i madh i flakur në rrugë, (ku mbi 20 mijë prej tyre kanë fituar proceset gjyqësore), nisur nga pagesat dyfishe e trefishe për një vend pune, si rrjedhojë e kësaj katrahure, ku një palë të ndenjura nëpunësi ishin në karrigen në zyrë dhe një palë të tjera ishin po aty, por vetëm me listë pagesë, ishte çasti që kjo parti edhe në heshtje të ndihej e turpëruar për atë që ka bërë. Ishte çasti që në vend të ftesës në një kor vajtocash të atyre që largohen, (të futur padrejtësisht në administratë), t’u linte të kuptonin se kishte ardhur koha të iknin, sepse ishin rekrutuar mbi bazë militantizmi e tani ky militantizëm u rrëzua. Më tej akoma, ajo duhet të gjente kurajë dhe të thoshte, se administrata ka nevojë për fshesë! Kjo do ta vinte atë në pozita të ndershme edhe me ata që largohen sot, edhe me ata që dje i flaku në udhë, por edhe me përkushtimin profesional të administratës.
Së dyti, PD-ja jo vetëm që nuk u tregua e ndershme, por përkundrazi, ra banalisht në kurthin e emisionit investigativ siç është :”Fiks fare”, kur ngriti brimat e betejës për “masakrën’ elektorale në Bashkinë e Korçës. Fillimisht duhet thënë se ajo nuk ka moralin të flasë për vjedhje votash, sepse kjo dukuri në kohë, mbanë autorësinë e saj. Nisur nga sa më lart, kjo parti duhet të gjente disa çaste të një gjykimi më të menduar. Kjo do të bënte të mundur që jo vetëm ajo të kujtohej se çfarë ka ndodhur me të, në proceset e kaluara zgjedhore, por ajo që është më kryesorja, një gjykim i tillë, nuk do ta kishte lejuar të bënte dhe një gabim qesharak
Le të kujtojmë faktin se tërë ajo propagandë, tërë ato fjalime, ato komente vajtuese në rrjetet sociale, ato konferenca shtypi, ato ankime të trishtuara në tavolina me të huaj, kishin vetëm një kauzë. Kauza ishte nëse e majta kishte fituar në Korçë me dhjetë mijë vota e ca më tepër, apo fiks dhjetëmijë vota më shumë! Pas kësaj fjalie, ndoshta do ketë ndonjë të ngeshëm që do të përmend moralin, por për të, le të flasim njëherë tjetër.
Së treti, PD-ja u bë pjesë e aksionit kundër armëve kimike të Sirisë dhe kjo pjesëmarrje, përbënë jo vetëm veprimin e saj më qesharak, por edhe më të gabuar. Organizatat jo qeveritare janë në të drejtën e tyre, ndërsa PD-ja, si një parti e cila sapo kishte zbritur nga pushteti, tregoi një çoroditje të skajshme, të cilën do të duhet kohë që ta shlyejë nga ndërgjegjja e saj. Ishte çasti që kjo parti ta kuptonte se kishim të bënim me një shtrirje dore nga ana e aleatit tonë më të madh, siç janë SHBA-at, ishte çasti ta kuptonte se kishim para vetes një detyrim ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, ishte çasti për dinjitetin e vendit tonë për të qenë si i barabartë mes aleatëve. Përgjigja e PD-së dhe reagimi i saj, nuk duhet të ishte ulja qesharake me të ndenjura mbi pllakat në mes të bulevardit dhe largimi po kaq qesharak, i krye krerëve të saj. Nuk veprojnë kështu politikanët seriozë. Dhe si për ta bërë qesharak, këtë aksion, “ala Sazan” , kur u pa se armët nuk do vinin si dhe u kuptua se pas tyre ishte SHBA, duke mos pasur as këllqe, as vizion, kjo parti filloi të justifikohej se nuk kishte asgjë kundër Amerikës, ishin duke thënë se edhe mund të vinin armët, madje dukeshin dhe si të trishtuar që armët nuk erdhën, por ata kishin arritur një fitore të madhe! Thjesht ia kishim mbledhur kryeministrit!
Do të mjaftonin edhe këto pak raste për të kuptuar se betejat e PD-së duken si të stisura. Nga çadra e shtabit të tyre, tani i kanë hedhur sytë nga Radika. Mirë bëjnë, por para se të lëshojnë piskamën për këtë betejë që “u doli” para rastësisht, do të ishte mirë të kujtoheshin se ndoshta beteja për Radikën, por edhe për një lumë tjetër, duhet të kishte nisur që kur ata ishin në pushtet. Do të ishte mirë të hidhnin sytë edhe poshtë në Jug, ku në ndërgjegjen e tyre mungon një copë deti, një copë Shqipëri. Do të ishte mirë të shikonin se si disa lëndina Shqipërie, i kanë kthyer në varreza për të huajt, kur ishin në pushtet.
Do të ishte mirë të kujtoheshin se nuk është koha të humbasin në mallkimin që u sjellë trishtimi i karriges së humbur. Pas kësaj duhet të bëjnë pak pushim, qoftë edhe duke medituar, qoftë edhe duke reflektuar, qoftë edhe duke i hedhur një sy, “Memorias de mis putas tristes” të Gabriel García Márquez. Po kurvat e Márquez kanë një veçori. Ato kanë moral!
Shkrim briliant.K.rva Berisha me k.rven PD,jane e keqja me e madhe e shqiptareve.K.rvat e analisteve ,te paguara nga Fevziu,kupto Berisha, jane kthyer ne kukuvajka.
Aaa sa per moral ketu nuk ke te drejte zoti/shoku Sokrat se po harron me duket duetin super-kurve qe drejton qeverine e qe nuk kane lene gje pa thene per njeri-tjetrin, Rama-Meta. Mos kerko moral te kundershtari kur je vet bloze.
Te admiroj per analizen
, mjaft konciz, s ke cfar te shtosh
Bravo.
analize objektive,por kush di te lexoj dhe te kuptoj se cfare vleresimin ata kane marr per kohen qe ishin ne pushtet,vetem te kujtosh deklaratat absurde se thone se humbja nuk ka fajtore ,por sovrani qe ai qe i percmoj per politiken qe perjashtonte qytetarin por i rrembyen gjthepasurine kombetare ,dhe e kane katandisur popullin me fukara ne glob,,ku shkoi nafta,kromi,,energjia elektrike qe prodhon ky vend me kosto zero,si dhe gjthe asetet e tjera qe po ishin shitur per skrap jo per pronaret me statuspushtetar por per popullin duhej qe per 50vjet mos te punonte asnje njeri brenda dhe jashte vendit……………………
Doli nga shtypi “Nekrologjia pas vdekjes” e Doktor Adhamudhit per pushtetin e PD-se.Lexojeni efendikoj te permbysur, bej e agallare,qahallare e sahanlepiresa,eshte qyl fare sic i donit ju!
shkrim domethenes por shume politikane te varur nga saliu nuk e kuptojne se nuk kan arsimin e duhur i pari i ketij lloj eshte kryetari i RI NE MOSHE SE NGA MENDJA ESHTE SHUUUUMMMEEE I VJETER ai do te rinohet nga mendja vetem atehere kur te largohet nga zyra e sali palles.eshte me te vertete per te ardhur keq qe sume politikane te rinj marrin mesim nga pleqte qe u ka ikur koha ne shqiperi.