E nderuar Dita! Para disa ditëve, në gazetën tonë të nderuar u informova me saktësi mbi ligjin e pensioneve për deputetët e Parlamentit tonë. Aty mësova se deputeti derdh mbi arkën e shtetit si kontribut 1 lek dhe merr 40 lekë, kur është deputet vetëm një legjislaturë dhe del në pension 55 vjeç, merr pension 500.000 lekë të vjetra. Pale pastaj deputetët e “përjetshëm”, që marrin pensione astronomike, si dhe deputeti kur nuk zgjidhet më, merr shpërblim të menjëhershëm 2-3 rroga, e kështu dhe favore të tjera. Kjo, as më shumë e as më pak, është vjedhje e arkës së shtetit me bordero.
Ata janë zgjedhur deputetë që të përfaqësojnë popullin në atë Kuvend dhe të bëjnë ligje për popullin, dhe jo për veten e tyre. Me këtë ligj që kanë bërë, ata kanë shpërdoruar detyrën dhe vazhdojnë që një grup i caktuar të vjedhin buxhetin e shtetit.
Kam mendimin që një grup deputetësh duhet të marrin nismën ligjore për ta anulluar këtë ligj. Nuk e kuptoj si është e mundur që një deputet i tillë të votojë për gjëra të tilla dhe nuk mendon për zgjedhësit e tij që nuk kanë bukë të hanë, duan të dalin në pension dhe nuk e gëzojnë dot. Si është e mundur që një deputete, para disa ditëve kur u pyet nga gazetari, mes të tjerave tha se ka shumë vende që deputetët trajtohen më mirë se tek ne? Kjo, për mendimin tim nuk ka vajtur në Parlament për të përfaqësuar popullin, por për të rregulluar hallet e saj, dhe me sa di, i ka rregulluar më së miri.
Me qëllim që në të ardhmen të mos kemi deputetë të tillë, që të mendojnë dhe veprojnë për të mbushur xhepat e tyre, duhen që në zgjedhjet e ardhshme deputetët të mos caktohen nga kryetari i partisë, por të zgjidhen direkt nga populli, se kështu ai e ndien peshën e madhe të detyrës që ka.
Unë, si qytetar i këtij vendi po shikoj se mazhoranca e re po përpiqet të hyjë në brazdë, të justifikojë votat që ka marrë, por këto përpjekje duhet të jenë më të mëdha, që të kapin kohën e humbur, për të vënë në vend shumë padrejtësi që janë bërë e vazhdojnë të bëhen. Përshëndes vendosmërinë e saj për reformën territoriale që kërkon të përfundojë në këtë sesion. Krahas kësaj duhet të punojë me vendosmëri që: 1. Brenda këtij mandati që ka, të përfundojë reformën territoriale, që Parlamenti i ardhshëm të jetë me 100 deputetë. Këtu nuk është fjala për shkurtimin e 40 karrigeve, sekretareve, shoferëve, makinave e kompjuterëve të “Gjuzefinës” që instaloi, por se janë shumë e për lumë. 2. Në zgjedhjet e ardhshme, duhet që Presidenti të zgjidhet nga populli, se kështu eliminohen allishverishet që bëhen nga partitë dhe deputetët e veçantë dhe ç’është më e rëndësishmja, rritet personaliteti i Presidentit.
Mazhorancë, populli t’i dha votat plebishitare, puno me ndershmëri, se ndryshe votimet janë afër dere dhe nuk të urojmë të përfundosh si ish-paraardhësja jote, Partia (Ç)Demokratike, që vetëm parti nuk mund të quhet. Përshëndetje nga Vasil Th.
Dërguar me postë
në redaksinë e DITA
I nderuar Vasil,
Ke folur mire ne raport me Pushtetaret qe nuk shohin perreth, vec ne nje pike jam kunder:
“Këtu nuk është fjala për shkurtimin e 40 karrigeve, sekretareve, shoferëve, makinave…” (thua)
Po, dhe ketu duhet te jete fjala, gjithshka fillon me te voglen, ate te voglen fare! Ate qe Ata kujtojne, se u takon apriori. Duhet bere fjale per 1 Karrige, 1 Sekretar e 1 Makine, cdo e tille eshte 1 Kure, 2 shkollime, 3-4 punesime dhe 6-8 pensione me pak! Kur te vije puna tek parate e Tua (Vasil, ti paguan Taksa!) cdo Qindarke eshte “nen Fjale” 140 Deputete ne Shq eshte nje lluks ekstrem, qe ka kaluan ne percmim. Ja nje krahasim
Britania e Madhe
_____________
~ 60-62.000.000 banore – 670 Deputete
Shqiperia e Vogel
_____________
~3.200.000 banore – 140 deputete.
Eshte nje raport Tragjik (!) do ishte qesharak nese Parlamenti do ishte Privat, do deshtonte ne vend nese do kish balanca finance si nje biznes, por paguhet nga Taksat e Shqiptareve. Ne kemi 4x me pak deputete se Britania, ne nje vend 20x me te vogel.
62.000.000 – 670
3.000.000 – x
______________
x = 32.
nese raporti do ishte si sakte, kundrejt “nenes se Parlamenteve” Shqiperise do i mjaftonin 32 deputete.
—-
Vasil i dashur, po flitet Kudo per reforma…do kete shkurtime, ngrirje, ndoshta inflacion, humbje vendesh pune, turbullime ne cmime e sherbime; dhe disbalancime qe te dalin nga Kontrolli. Cdo Qeveritar, Minister e perfaqesues Pushteti (jo vetem votojne per rroga shtese) por deklarojne me besim absolut se:
– Do i perballojme reformat!
Problemi eshte se Reformat i perballon populli, nje mungese e tille transparence tregon qellimet e tyre dhe interesin vetiak. Kemi 22 + Ministri. Pse nuk shkurtohen ato te parat ne Reforma? Shtete si Gjermania kane 12-15 Ministri, c’na duhet ne kaq shume?? Reformat, mire-qeverisja, ngrije rrogash e Sakrificat fillojne nga VETJA, dhe me nje transparence te tille, mund te kerkosh te njejten gje nga ne, populli.
—
Keni bere mire qe shkruat, do ishte akoma me mire te shkruajne dhe te protestojne me shume njerez/ lexues te thjeshte; 140 depute jane teper Shume per nje vend ne Borxhe!
Franca,me nje territor disa here ma i madhe e me nje popull disa here me te madhe zgodhi 16 ministra!
Perfundimi eshte:ministrat shqiptaret Jane aq te paafte sa duhet dy ministra shqiptar aty ku bota vé nje minister
True.
Numri i ministrive nuk eshte problem. Edhe ato shtete qe numerojne me pak ministri mos kujtoni se eshte me efikas apo me i lire per kete aresye. Aspak. Kam konstatuar personalisht ne nje vend te Europes se ministria e reduktuar (3 ministri te mbledhura ne nje te vetme) ka administrate me te rende, eshte katandisur ne nje mishmash, ministri qe ka nje profil te tijin nuk arrin dot te konceptoje fushat e ministrive te tjera. Per me teper nje ministri i integruar ka me shume te ashtuquajtur sekretare shteti te fushes perkatese, dhe a e dini se cfare rroge marrin: njelloj si ministri.Prandaj mos harxhoni kohe e mos e lodhni trurin me hamendesime te tilla, se cdo fushe e do ministrine e vet. Rendesi ka qe ne krye te saj te vendoset personi ADAPT.
1.Parlamenti shqiptar jo me shume se 80 deputete .
2.Rroga dinjitoze per parlamenraret,por jo me disnivel te jashtzakonshem .
3.Deputetet te zgjidhen nga populli dhe nga kryetaret e partive .
4. Deputeti te mos kete te drejte te kaloje nga nje parti ne tjetren sa kohe eshte deputet !
5. Ministrite te shkurtohen, nuk jemi Amerika ?! Bile edhe Amerika nuk ka aq sa ne !
6. Presidenti domosdoshmerisht duhet te zgjidhet nga populli ,referendum, ndryshe do te
quhet president i nje partie apo nje njeriu te vetem sic eshte kybrasti i fundit ,nje president
i zgjedhur vetem nga Saliu, pavaresisht se formalisht votuan nja 70 e ca ”klloune” aty ne
Parlament !
7. Shqiperia. e ka te domosdoshme te jete republike presidenciale me kopetenca te plota dhe
me kohe te kufizuar 6 vjecare dhe pasi te mbaroje presidencisturen ,t’i ndalohet kategori-
kisht me ligjnqe te mos merret me me poltike,por te rrise mbesat e niperit apo te hape ndo-
nje institut studimor duke e subvencionuar ai vete dhe me ndonje patronazh ‘jo fitimprures !
Eshte e ditur se deputetet sapo marrin mandatin, fillojne te punojne per vehten e tyre dhe familjen.Se pari rregullojne familjen e tyre ne pune te mire, pastaj fisin, pastaj shokun ( sepse ata i duhen ) dhe nuk e prish terezine.Bejne sikur i qajne hallet popullit, flasin ne emer te popullit, dhe organizojne protesta me popullin.
MJERE ATA QE U BESOJNE DHE U SHKOJNE NGA PAS KETYRE PALAQOVE QORRAZI…