Astrit Patozi rrëfehet për zgjedhjet në parti? Po më habit fakti që na thënka fituesi paska qenë i paracaktuar. Si ka mundësi një funksionar i lartë në Partinë Demokratike e quan normale që ky Basha ka qenë përzgjedhja e Berishës? Te kjo parti nuk ka demokraci, sikurse kanë vepruar në zgjedhjet e përgjithshme të këtij shteti, që për mua, këta që nga viti 1992 dhe mbrapa, në çdo zgjedhje, gjithmonë kanë abuzuar me votat e këtij populli, që e paçin harram mirësinë e këtij populli. Unë mendoj që me krijimin e qeverisë së re duhet që qeveria, duhet të çojë para drejtësisë për të gjitha bëmat e saj që nga kriza e 97 dhe deri te 21 janari 2011. Dhe i them z. Patozi për nostalgjinë që kanë për Berishën: Berisha duhet të përgjigjet për çfarë ka bërë në kundërshtim me ligjin e ri dhe të bëhet transparent për të gjitha bëmat e këtyre 2 legjistraturave. P. M. Tiranë.
SMS në DITA në 0689073730
Mire qe Berisha ka bere krime, po ai qe bashkepunon ose e fsheh krimin a duhet denuar? Ky Pathosi bash per t’ju fshehur kesaj vepre penale, qe ka kryer, del tani si kundershtar e flet gjasme per demokraci ne parti e te tjera brockulla./Ku ishe zoterote bej efendi/ Kur ne luftonim per Shqiperi/.Jane keto vargjet e Buburickes se madh, qe jane shume aktuale sot per gjithe ata Patoser, Basher,Olldasher,Ruler, Topaller, Nishaner, Gjaner, Imamer, etj.CO, qe qendruan si struci me koken nen reren e korupsionit dhe krimit per kaq e kaq vite. Duhet nje Nyremberg shqiptar qe te prehen ne qetesi viktimat e 97-es, Gerdecit, 21 Janarit, qe te ndeshkohet krimi e korupsioni e shqiptaret vertete te marrin fryme lirisht e te shikojne nga e ardhmja.
Gabimi me i madh qe bejme si shqiptare eshte se “demokracine” qe fituam pas 1990 ja atribojme Partise Demokratike, kur dihet se ne levizjen e Dhjetorit 1990 kishte intelektuale, puntore dhe studente me bindje te majta dhe te djatha. Pra demokracia nuk erdhi vetem nga shqiptaret me bindje te djatha. Me vone kjo levizje u pervehtesua teresisht nga PD-ja.
Ne shqiptaret historikisht dallohemi per ekstremista. Keshtu mbas luftes se dyte boterore ne ndertuam nje socializem te tipt shqiptar, nje perzjerje te rendit skllapronar me ate komunist, ku partia ishte mbi gjithcka dhe jeta e njerezve qe kishin kundershtime ideollogjike nuk vlente fare.Edhe ne vitet 1991-1997, ne vend qe te shuanim luften e klaseve e ndezem perseri ate, tani ne drejtim te kundert.Pra u survejuan, u hoqen nga puna komuniste, intelektuale me bindje te majta, dhe ne krye te administrates u vendosen kacake me cizme qe instaluan nje maredhenie pune te tille te tipit otoman(ku nuk mbaron pune pa rushfet edhe sikur te jesh ne regull) qe veshtire te hiqet, vecse te vijne nga Europa te na drejtojne.
Kush do mbaje pergjegjesi per shperberjen e shtetit ne vitin 1997 dhe demet qe ju krijua populli nga firmat piramidale dhe hapjen e depove te armatimit.Pergjegjesia eshte te Qeveria e atehereshme.Dhe sikur te mos mjaftonte kohe i dhame dy mandate te tjera qeverisje.Konkluzioni eshte i qarte.Sipas kokes qe kemi na kane zgjedhur edhe kapelen.