Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Zbardhen konkluzionet e KE: Me rëndësi rritja e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Zbardhen konkluzionet e KE: Me rëndësi rritja e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

Zbardhen konkluzionet e KE: Me rëndësi rritja e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Dita
Published March 24, 2015
Share
SHARE

Komisioni Europian në faqen e tij zyrtare ka publikuar dhe konkluzionet e takimit të 5 të nivelit të lartë, Shqipëri-BE.

Në konkluzione theksohet se sfidat që shtrihen përpara kërkojnë përpjekje të mëdha dhe të qëndrueshme nga Shqipëria.  Si konkluzion u nënvizua se puna konstruktive në Parlament mes qeverisë dhe opozitës është thelbësore për qëndrueshmërinë e procesit të reformave drejt BE-së. Ai theksoi  rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të qetë të marrëveshjes politike të dhjetorit që i dha  fund bojkotit parlamentar.

Komisioneri Hahn përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në reformën e sistemit gjyqësor, përfshirë ngritjen e komisionit parlamentar ad hoc për reformën e gjyqësorit.

Komisioneri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e një procesi përfshirës reformash nën drejtimin e Komisionit të Venecias. Ai theksoi se forcimi i pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor është thelbësor për një shtet ligjor të fortë dhe veçanërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Komisioneri rikujtoi se asnjë ndryshim legjislativ nuk duhet ta minojë objektivin e ngritjes së një administrate publike të bazuar në merita dhe të depolitizuar. Shqipëria u nxit gjithashtu të vazhdojë  me miratimin në kohën e duhur të Kodit të Procedurave Administrative dhe përfundimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike për periudhën 2015-2020.

Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e funksionimit si duhet dhe pavarësisë së  institucioneve demokratike kyç si parlamenti, gjyqësori dhe autoritetet gjyqësore, si dhe  institucioneve të tjera të pavarura.

Hahn përshëndeti angazhimin e qeverisë shqiptare për forcimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit dhe përfshirjes në këtë kontekst të rekomandimeve të Vlerësimit  të Kuadrit Antikorrupsion në strategjinë kundër korrupsionit dhe në planet e veprimit.

Pjesëmarrësit përshëndetën angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të drogës dhe shtimin e numrit të operacioneve për identifikimin dhe çrrënjosjen e kultivimit të narkotikëve. Ata nënvizuan se duhet forcuar bashkëpunimi mes institucioneve të zbatimit të ligjit për të rritur efikasitetin e hetimeve.

Kryeministri Rama shprehu shpresën se vendimi për të ecur drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit do të bëhet përmes një procesi të besueshëm dhe të parashikueshëm, në bazë të përmbushjes së pesë përparësive kyçe.

Komisioneri nënvizoi rëndësinë e shtimit të mëtejshëm të përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo do të nënkuptojë, mes të tjerash, masa të vendosura për eliminimin e pengesave të mbetura për kryerjen e hetimeve proaktive dhe efikase, përfshirë miratimin e ndryshimeve të synuara ad hoc të Kodit të Procedurës Penale ndër të tjera dhe përdorimin efektiv të hetimeve financiare.

Kryeministri konfirmoi angazhimin e tij për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës, çka është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave.

Dita March 24, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • anonim says:
    March 24, 2015 at 9:10 pm

    ….nuk kuptova kete frazen..” Komisioneri Hahn përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në reformën e sistemit gjyqësor, përfshirë ngritjen e komisionit parlamentar ad hoc për reformën e gjyqësorit. |!!!!!!?????
    reforma ne gjyqesor…!!??…..nuk kuptoj,ndersa kuptoj thenien lapidare te Konices ” shqiperi te kam dhjere / nuk u bere asnjehere….

    Reply
  • Ballist i PENDUAR. says:
    March 24, 2015 at 9:35 pm

    Informacioni eshte nje Drame ,
    Eshte sikur na kane treguar , qe jetojme ne Erresire te plote ,
    meqe Toka eshte Pjate ,
    Te gjithe po Kerkojne te na Bindin ,
    se Ate qe po jetojme eshte e PAEVITUESHME .
    Qe borxhi Publik eshte nje Disaster ,
    dhe qe nje shtet Menaxhohet sikur te ishte nje familje ,

    Keshtu njerzit e pranojne dhe Sakrifikojne sikur te ishte e Pa evitueshme ,
    Por nuk eshte keshtu .

    Toka nuk eshte e Sheshte [ pjate ]
    Nuk duhet shume per ta kuptuar .

    Kush jane te korruptarit ? Politikanet
    dhe per kete kane 25 vjete qe po luftojne .
    Eshte njelloje sikur te luftosh vetveten .

    Kush e organizon Krimin ?
    Politikanet . ata e kane Tagrin dhe fuqine ,

    Kurse ,
    populli ,lufton me papunesine ,
    kacafytet me Urine , Korrentin ,
    I pershpirtet Drejtesise ,
    Duke shitur edhe Shpirtin per Mjeksine ,

    Kurse politikanet po perleshen ,
    duke u Gjakosur ,
    me Djallin Korrupsin dhe Shejtanin Krim ,
    qe jetojne ne Shpirterat e tyre ,

    Reply
  • .............. says:
    March 24, 2015 at 9:35 pm

    Shume ngadale po ecen reforma ne drejtesi. Ka tre muaj qe eshte ngriitur komisioni dhe duket sikur ka ngelur ne vend. PSE e Kane kaq zorr kete reforme?

    Reply
  • Stef Staku says:
    March 24, 2015 at 9:39 pm

    ANALIZE : Po per popullin a kishte ndonje ide ku Hani i BE ???

    Reply
    • Furtuna says:
      March 25, 2015 at 12:55 pm

      Kanë 25 vjet që japin vetëm direktiva këta të papërgjegjëshmit dhe të ngopurit e BE dhe, një herë të vetme nuk i pashë të bëjnë verifikimin e rreptë të aplikimit praktik të direktivave! Ata “llap e llap”,këta tanët “vidh e vidh”! Ata jep direktiva këta tanët i fusin nga veshi dhe i nxjerrin nga prapanica! Ata gri sallatë, këta mbush thasët me paratë e shtetit e të miletit. Sa më shumë direktiva jepni aq më shumë varferohen shqiptarët dhe ky është një fakt që e di kushdo! Ka 25 vjet që vërtetohet nga viti në vit ! Atëhere s’më mbetet gjë tjetër përveçse t’ju them,- ju dhjefsha direktivat europiane, të përdorura si brekë putane!

      Reply
      • Pëllumb zaimi says:
        March 25, 2015 at 1:00 pm

        Njëqindpërqind në një mendje me ato që ka artikuluar “Furtuna” në komentin e tij. Nderime!

        Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?