Ditën e tretë të fejesës, xhaxhai theu dhëmbët me dokërr. Ç’më bëre Murat Shefa, ç’më bëre, thoshte, pothuaj, çdo ditë me pikëllim xhaxhai.
Që t’i vinte menjëherë dhëmbët dhe t’i vinte prej floriri duhej një goxha shumë lekësh, prandaj që të nesërmen xhaxhai filloi zbërthimin e frikshëm e të rrezikshëm të gjyleve që kishin lënë austriakët që nga Lufta e Parë Botërore, në një gropë të madhe, të thellë, në cep të arës sonë. Duke filluar zbërthimin, jo vetëm të frikshëm, por edhe të rrezikshëm, xhaxhai do t’ia dilte t’i vinte shpejt dhëmbët e përparmë të thyer nga dokrra në lojë e sipër, madje do t’i vinte jo vetëm brenda një kohe të shkurtër, por do t’i vinte prej floriri. sepse ishte i ri 19-vjeçar shtatlartë, i fuqishëm, më i pashmi i djemve dhe, po e mbysnin përfytyrimet e së fejuarës që e kishte atje në fshat, imazhet e së cilës i dilnin në ëndërr çdo natë, pothuaj dhe që atij i duhej t’u shmangej sikur ato imazhe të ishin vetë e fejuara e tij e cila nuk duhej ta shihte pa dhëmbë, shyt, dhe jo vetëm ajo të mos e shihte, por edhe gjithë vajzat e djemtë e fshatit Gurrëz..
Ç’më bëre o Murat Shefa që i re me aq fuqi asaj djall dokrre që fluturoi drejt e te dhëmbët e mi e m’i theu e më bëri hatanë, më bëri shyt, laparos. Dakord, lojë, lojë, po më bëri si gërraç pulash sa nuk më bëhet ta shoh veten në pasqyrë e të qeshë, sepse s’dua të më shohin njerëzit pa dhëmbë, thoshte çdo çast me pikëllim xhaxhai; s’e keni vënë re se si e zë gojën me dorë që të mos më shohin pa dhëmbë?
***
Gjylet ishin hedhur në një gropë të madhe, mbuluar me dhè. Burrat e lagjes sonë dhe plot të tjerë që vinin çdo ditë nga qyteti për të zbërthyer gjylet austriake të Luftës së Parë Botërore, i zbulonin, i nxirrnin nga gropa, u zbërthenin djegoret, i zhvidhosni me daltë, u merrnin barutin të cilin e shisnin goxha shtrenjtë. Gjylet ishin dyllojëshe: të mëdha në formën e shishes së qumështi dy litërshe, të tjerat të vogla sa një doçe. Gjylet si shishe qumështi dy litërshe, shiheshin më me leverdi, sepse ato jepnin më shumë «qumësht», kurse gjylet e vogla, doçe, nuk përfilleshin nga zbërthyesit. Me to merreshim ne garipat, fëmijët, adoleshentët, çamarrokët që i zbulonim, i merrnim, bënim një kapule me bajga dhe dru të thata E fusnim gjylen doçe në mes të kapulit që do të ndizej flakë. Një nga çamarrokët shkonte e i vinte zjarrin kapulit, ndërsa ne të tjerët futeshin në hendek, tulateshim që të mos na kapnin ndonjë cifël gjyle, dhe vinte e shtrihej pranë nesh në hendek, në pritje të shpërthimit të gjyles. Gjylet ishin të ndryshkura, nuk pëlcitnin kollaj, duhej të nxeheshin gati një orë deri sa të shpërthenin.
Ndryshe qëndronte puna me gjylet e mëdha. Që të mos të të pëlcitnin në dorë, ato kërkonin të tregoheshe i durueshëm, i kujdesshëm, i qetë, i mençur, që si pas rastit të shmangie rrezikun, tragjedinë, se mund të humbje jetën në vend që të fitoje para.
Edhe pse dëgjonte çdo ditë histori tragjike dhe makabre për ata që merreshin me zbërthimin e gjyleve, xhaxhai vazhdonte me durim zbërthimin e rrezikshëm të gjyleve. Pranë djegores së gjyles, i shfaqej përherë fytyra e së fejuarës, vajzës së vetme të Jonuz Ngurrëzës. Edhe pse s’e kishte takuar, madje, edhe pse s’e kishte parë ende, vetëm me ç’i kishin thënë e me ç’i thoshin ata që ishin apo që vinini nga Ngurrëza, fshati i së fejuarës së tij, xhaxhai ndihej marrëzish, tërbimisht i dashuruar me të fejuarën e tij. Kjo ia bënte njëherësh më të lehtë zbërthimin e frikshëm e të rrezikshëm të gjyles, ndaj dhe ai e vazhdonte me durim e qetësi atë zbërthim kob edhe kur dëgjonte se dikujt i kishte shpërthyer gjylja para duarve dhe e kishte copëtuar e ia kishte bërë zhele gjithë trupin. Edhe të nesërmen e asaj dite, kur pa Riza Zhurin t’i pëlciste gjylja e ta copëtonte e t’ia hidhte zorrët në nëpër degët e ferrës, xhaxhai nuk hoqi dorë nga zbërthimi i frikshëm , por me guxim e durim e vazhdoi atë duke pasur pranë imazhin e së fejuarës, me gëzimin se kishte zbërthyer me sukses gjithë ato gjyle dhe kishte shitur barut e kishte fituar aq para sa po i afrohej shumës së kërkuar për të vënë pesë dhëmbët e thyer, me pesë dhëmbë floriri 24 karatësh. I duhej edhe fare pak barut që të siguronte shumën e parave që i duheshin.
Një ditë, ndërsa po zbërthente djegoren e gjyles, iu kujtua Riza Zhuri, të cilit i plasi gjylja në dorë. Iu kujtua ai çasti fatal para se të shpërthente gjylja austriake e Luftës së Parë Botërore, djegorja nisi të tymonte, të çonte një tym që përhapej në formë spirale, si tym duhani, por që në të vërtetë s’kishte qenë tym duhani, por mandati i tij në formën e një tymi që ngrihej e përhapej në ajër, lajmërim vdekjeje, qefin në formë spirali që po i vinte zbërthyesit që ngutej ta zbërthente sa më parë atë gjyle që kishte në dorë, ngutje kjo cila në të vërtetë po e thërriste drejt vdekjes… Sikur ai të ishte treguar më i qetë, më i vëmendshëm e, ta kishte hedhur gjylen në gropë, ajo nuk do të shpërthente në duart e tij, por do të plaste në gropë dhe Riza Zhuri, nuk do të ishte vrarë, por do të vazhdonte zbërthimin e rrezikshëm të gjyleve, së bashku me mua këtu buzë kësaj grope, ku ishin varrosur e mbuluar me dhe shqiptar gjylet austriake të Luftës së Parë Botërore, mendonte me dhimbje xhaxhai. Na kishin thënë dhe, të gjithë ne zbërthyesit e gjyleve e dinim se sapo të fillonte të çonte qoftë e dhe fare pak tym djegorja, gjylja duhej hedhur menjëherë në gropë ku kishte qenë e varrosur e ne, ta varrosnim atë përsëri, që të mos na varroste ajo ne… Eh, Riza Zhuri, Riza i shkretë që, siç u tha pas vrasjes, i kishe bërë pothuaj, paratë e dasmës, po s’arriti të martohej… Dhe nusja në vend vellos së bardhë, vuri shaminë e zezë të zisë së gjatë…, sepse për shkak të saj ishte vrarë i fejuari. Kishte ndodhur diçka e çuditshme midis krushqisë; familjes së Riza Zhurit dhe familjes së Tafil Çermës. Krushku i madh, babai i vajzës Tafil Çerma, dërgoi lajmësin, mblesin apo mestarin siç i thonë ndryshe, në shtëpinë e dhëndrit me porosinë që të priste ditën e dasmës dhe po me porosinë shtesë që, dhëndri të paguante pare dere një sasi marramendëse, ndryshe ai nuk e jepte vajzën. Në raste të tilla kishin ndodhur edhe vrasje ose kishin lindur hasmërira që kishin zgjatur me vite, brez pas brezi. Babai i dhëndrit Shabani, u krodh në të thella. Ku t’i gjente i ziu Shaban gjithë ato para që i kërkonte krushku, si para dere, pasi nusja, bija e tij do të kapërcente pragun e derës së shtëpisë së babait, për t’u futur krenare në derën e burrit të saj. Edhe sikur shtëpinë dhe atë copë tokë që kishte ta shiste Shabani, prapë nuk i bënte dot aq para saç kërkonte krushku.
Por nga kjo kredhje e thellë e nxori i biri…
Rizai do të fillonte që të nesërmen të zbërthente gjyle. Brenda dy javëve, do t’i bëj se s’bën ato pare dere që kërkon krushku yt e vjehrri im, Tafil Çerma, baba, i tha ai babait. Çoi lajm krushkut, që ta shtyjmë dy javë ditën e dasmës.
Që ditën parë të shtyrjes së dasmës, Rizai shkoi te gropa e gjyleve, mori një gjyle që iu duk si më e madhe nga të tjerat. Filloi ta zbërthejë, Djegorja çoi tym, por Rizai që ishte bërë tym, nuk e vuri re tymin, gjylja shpërtheu dhe Rizait s’i mbeti nam e Nishan.
Nusja në vend vellos së bardhë, vuri shaminë e zezë të zisë së gjatë…,
Këto xhaxhai i mësoi pas vrasjes së Rizait.
Pata fat që mbeta gjallë, tha me vete xhaxhai, pa e kuptuar se kjo i doli si një pikëllim i verdhë apo si gëzim i bardhë !
Si siguroi shumën që i duhej për të vënë dhëmbët e floririt, xhaxhai hoqi dorë nga zbërthimi i rrezikshëm edhe pse e fejuara, vajza e Jonuz Ngurrëzës, qehajait të Amet Bej Resulit, i doli në ëndërr, iu hodh në qafë, e përqafojë fort, vuri kokën në kraharorin e tij e iu lut që ai ta vazhdonte punën e frikshme, zbërthimin e gjyleve austriake që të bëhej i pasur si i vjehrri, babai i saj. qehajai i Ahmet Bej Resulit, por xhaxhai duke ia shtrënguar kokën e bukur në gjoksin e tij, i tha se nuk donte pasuri tjetër më të madhe përveç asaj dhe jetës…
POR NDRYSHON PUNA:
XENI I SALIUT I BERI PARET PER TE MARRE NUSEN E DYTE..HODHI NE ERE NJEZETE E CA VET BASHKE ME BAXHANAKUN E BABAIT.
JA QE PASKA EDHE TRIMA …!
Nuk e di pse më është krijuar përshtypja se ata që gjatë këtyre ditëve flisnin për “rastin e humbur” në historinë e armëve kimike, në psikikën e tyre e cilësonin Shqipërinë si një vajzë që u kishte ngelë në derë dhe duhej martuar me doemos. Nuk kishte rëndësi nëse “dhëndri” do të ishte harbut, vrasës, i egër, i dhunshëm apo trafikant. Mjaftonte të kishte para dhe të paguante mirë!
Nuk kishte rëndësi lumturia e vajzës dhe dëshirat e saja për jetën! Mjaftonte që ata të ishin të lumtur dhe të gëzuar para syve të botës dhe të kishin respektin e rremë të saj.
E në këtë rast vajza nuk do të plotëson vetëm epshet e “dhëndrit të pasur”, por edhe sadizmin e atyre që atë e shihnin si plaçkë mesjetare kanunesh.
Ky sadizëm i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm do të ishte shfaqja e mazokizmit ideologjik, i fshehur dhe ngulitur thellë në formimin kulturorë të atyre që doni ta martonin medoemos vajzën..