Nje hetim global gazetaresk ka zbuluar emrat e 130 mijë njerëzve nga 170 vende që dyshohet se kanë depozituar paratë e tyre në xhirollogaritë e institucioneve financiare që vlerësohen si parajsa të tatimeve. Të dhënat janë zbuluar nga ICIJ që është një rrjet i reporterëve në më tepër se 60 vende dhe medieve kryesore ndërkombëtare, me seli në Washington. Në këtë listë përfshihen personat e ndërlidhur me bashkëshorten e zëvendëskryeministrit të Rusisë, Igor Shuvalov, presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev, me gruan dhe vajzat e tij, etj
Michael Hudson, redaktor i rrjetit shpalosi disa hollësi rreth llogarive të Alijevit psh (ne foto me Berishen). “Ne kemi gjetur se tri kompani janë regjistruar në ishujt Virgin në vitin 2008 në emrin e të bijave të presidentit të Azerbaigjanit, Ilham Aliev. Ato ishin 19 dhe 23 vjeçare në atë kohë. Në regjistra, personi që ato e kishin emëruar si drejtor të kompanive ishte Hassan Gozal, një manjat, perandoria afariste e të cilit është ngritur mbi kontrata miliarda dollarëshe me projektet masive ndërtimore të presidentit. Ne bëmë përpjekje të kontaktojmë me familjen presidenciale dhe me zotin Gozal, por nuk arritëm të sigurojmë komentet e asnjërit prej tyre”.
Ky rrjet i gazetarëve njoftoi se afro 2.5 milionë dokumente, që kanë rrjedhur nëpër kanale sekrete, tregojnë se njerëzit e pasur i shfrytëzojnë parajsat e taksave për t’i fshehur paratë e tyre. Eshte vlerësuar se më se 2100 miliardë dollarë mund të fshihen në llogari të tilla.
Te sekuestrohen. Te mblidhet PD-ja e Shkodres dhe te vendose per kete ceshtje. 😛
Ketij kafshes sone kur do i futet gjuha brenda ?
Po nga kta te tanet a kishte ne ata liste???? Se nuk besoj se perben ndonje lajm per ne shqiptaret nqs nuk permendet naj emer i patrioteve tane aty
padyshim do ket. Jan 130 mij emra. Dita e keni kete liste?? Gjejeni. Ftoj gjith lexuesit dhe gazetaret t ndihmojm me te dhena t gjendet lista
ne keta 130 mije emra duhet te kete dhe shqipetar dhe keta jane pushtetaret e saliut qe skane lene gje pa vjedhur.Ndaj 23 qershori duhet tijap fund hajditerise se tyre.
E pse Berisha dhe jo rama me meten ne fotografi ,ATA KAN DHE BLLOKUN:apo harroj gazeta dita qe ILIR META U SPALL HAJDUT NGA JUVE.apo se harrova JU JENI TANI SHOKET E HAJDUTIT
duket qe nuk je lexues i Dites o “e verteta e pjerdhur” 🙂