Policia e Pukës ka identifikuar kultivuesit e parcelave me kanabis në Fushë Arrëz ku u sekuestruan dhe asgjësuan me djegie 9 mijë rrënjë kanabis.
Gjithashtu policia zbulon dhe parcela të cilat ishin bërë gati për të mbjellë dhe 15 mijë rrënjë të tjera në fshatin Srriqe
Mësohet se tashmë kultivuesit janë shpallur në kërkim ndërsa policia vijon aksionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike