Pronari i një lokali në Kamëz është arrestuar nga policia pasi dyshohet se lejonte shpërndarjen e lëndëve narkotike. Policia e Tiranës zbuloi ditën e djeshme një lokal në Kamëz i cili dyshohet se shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndëdës narkotike të llojit kanabis sativa si dhe lojërave ilegale të pokerit. Nikë Vatnikaj, pronari i lokalit u arrestua ndërsa i janë sekuestruar në provën e cilësisë materiale edhe 5 qese farmaceutike kanabis sativa si dhe tryeza pokeri. Sipas policisë, nga hetimet e kryera rezulton se lokali i Vatnikaj shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndës narkotike si dhe lejoheshin të kryheshin edhe lojëra ilegale të pokerit.