Zgjedhjen e Lulzim Bashës, në krye të Partisë Demokratike, e komentuan edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i delegacionit të BE-së dhe ai i Italisë në Shqipëri. Ata i uruan suksese zotit Basha, ndërsa Ambasadori Arvizu kujtoi që, disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i votimit.
“Ne i urojmë gjithë të mirat. Mendoj se, që një demokraci të jetë funksionale, duhet të ketë një opozitë të fortë, sikurse në këtë rast, kur PD-ja do të jetë në opozitë. Disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i votimit. Janë pikërisht këta njerëz, të cilët e kuptojnë më mirë procesin, se sa unë. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo përbën një çështje të brendshme të PD-së dhe janë ata, që duhen të merren me këto çështje të brendshme, në mënyrën që e gjykojnë të drejtë. Ne i urojmë zotit Basha fat. Me kënaqësi pres të punoj me të, sikurse edhe me zotin Olldashi”, tha Aleksandër Arvizu, Ambasador i SHBA-ve, Tiranë.
“I uroj kryetarit të ri suksese. Mendoj se e pret shumë punë përpara. Ai është një njeri me të gjitha mundësitë. Personalisht nuk parapëlqej t’i jap sugjerime të tjerëve. Zoti Basha i di gjërat më mirë se unë, se çfarë duhet të bëjë”, tha Ettore Sequi, kreu i misionit të BE-së, Tiranë.
“Duket se ishte një proces i drejtpërdrejtë me një rezultat të qartë. Mendoj se është një fillim i mirë, me një fytyrë të re në PD, pa harruar se çfarë vështirësish janë duke lënë prapa demokratët. Një prej sfidave të para të zotit Basha është mbajtja e partisë të bashkuar dhe natyrisht për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme”, tha Masimo Gaiani, Ambasador i Italisë, Tiranë./tch
O ARVIZU PSE PER ZGJEDHJET QE U BLENE VOTAT QE SHUME NJEREZ FLASIN STE KA RENE FARE NE VESH? POR PYET BASHEN PER KOTESIRA SA TURP.KUR DO HIKESH AMAN.DO SHTROJ IFTAR ATE DITE KUR TE HIKESH.
per kotesira. Por kur keta te PD nuk bejne dot zgjedhje normale me 100 mije antare, si mund te bejne me 3 milione shqiptare. Me qindra e mijra antare nuk gjenin emrat ne liste, fletet ishin me NR. rendor. Atehere si mund te quhen zgjedhje transparante kur edhe vota ka Nr. rendor?? Kjo eshte PD, qe heq nje Sali dhe ve nje kriminel njesoj si ai.
Ah moj e rrojitur. Sikur ta ka ngjizur Sala ne shpelle
zoti arvizu ,une ndaj e zgjdodh atrashegimttar ,,a thate ju *ylli ne ngritje * ,,,,,mbaje fjalen thuje tani prap ,,mu me the bure shteti ,,,une e mbajta fjalen realizov adh efitova zgjedhjet me t eshkeqyer ae me trnsparente ,,fitum ne menyr eplebishitare me shuem se 80 % t evotave ,,,ja kemi kalu socialisteve dhe lsi me 20 % ,,*****apo keto jan zgjedhje partie ,,,,,i kam ngateru ska problem ,,pd ka fitu bahsa ka fitu ,,une kam fitu,,arvizu ka humb ,,do dali nepension ,,,hahhhahaa ,,ne jemi ndryshimi per para sb
Oldash mos u ble nga Arvizu se do jete nje turp per ty .Fjala e tij sme pelqeu ishte pa zemere me hipokrizi/Ai eshte hija e socialisteve. Se pame disa dite ne TV dhe isha e qete por ja doli prape .Do bejme si te bejme dhe nje muaj duke mbyllur kanalet kur te dali. .
Ik o PIL….O. SE JANE TE RENDA KETO GJERA PER JU ,SHIKO HARXHO ATO QE KE VJEDHUR NGA SALIU
Nuk kam ndonje koment, thjesht nja sugjerim per ju stafin. Nqs nje person pergjigjet ndaj nje komentusi, vendosni edhe emrin se kujt i pergjigjet, sepse mund te kete nja 2 a me shume pergjigje brenda te njejtit koment dhe nuk meret vesh, se cili i pergjigjet njerit, dhe cili i pergjigjet tjetrit. KLM
Nuk e kuptoj qe zoti Arvizu nuk cilesoi (e beri) edhe Lulin (rrushin) “Burr shteti”?
O Pilua! Pse ja fut kot more burre?Njerezit qe flasin per vjedhje votash,jane te nje krahu,qe flasin per krahun tjeter,pra,presupozohet qe mund te jene edhe fjale ne tym,ndersa ne kete rast po flasin pas nje muaji ata qe ishin bashke dhe i thurnin lavde njeri-tjetri,ne kete rast po akuzon”vellai-vellane.Edhe me ate iftarin na e bere zemren “mal”.Akoma nuk e ke kuptuar se ato tavolinat e pakuptimta,qe blokojne trafikun,te shtruara gjoja per sevap,bota i sheh dhe na jep kusurin.
epo kur tall bythen dhe Arvizu
kesaj i thone nje ta cash dhe nje ta mbash
me kujtohet nje deklarate e ambasadorit hollandez qe na cilesoi
“popull i cuditshem i ballkanit”
po si nuk u tha asnje rrokje nga gjithe ky popull
te kishte ndodhur ne vend tjeter me e pakta qe do kishin bere do ishte “non grata”
ndryshe edhe mund ta kishin vrare
Ne si qytetarë të këtij vendi, nuk ngutemi ti urojmë fituesit e “zgjedhur”.
Pd-ja, kjo parti hilesh e mashtrimesh, nuk mund ta shtynte më shumë se kaq dhe zgjodhi brenda muajit nga humbja, “zëvendësuesin” si kryetar!. Shumë anëtarë të vjetër të saj dhe titullarë të Pd-së së vjetër, reaguan për parregullsitë “pa dashje”. Edhe anëtarët më të vjetër që kanë kontribuar në krijimin e partisë, gjoja i harruan në listat e votimeve?! Po çfarë pret nga një parti me mentalitet berishian, deri në vdekjen e tij!
Tashti mund të përfitojnë nga kjo situatë partitë e tjera të djathta. Ndërsa vetë pd-ja sapo ka filluar tatëpjetën e pandalshme!
Le t’ia lëmë kohës e të shohim në se Luli ish-ministër i jashtëm, ish- ministër i transporteve, ish-ministër i brendshëm, vallë do mbajë përgjegjësi ligjore për shkeljet dhe urdhër-vrasjet aq shumë të përfolura?! Në se po, përsëri pd-ja ka shanse të zgjedhë një kryetar tjetër kësaj rradhe “të pastër” ligjërisht, që mund ta pastrojë edhe partinë nga mbeturinat e çorbës së prishur! Në se jo, çfarë garancish dhe nga kush i ka marrë ujku plak berisha, që nxitoi të zgjedhë djaloshin që “paska njohur vetëm suksese” në këtë parti?!
Për të gjitha këto arsye, ne nuk na del dot “urimi i fitores” sepse nuk shohim një figurë të qartë fituesi. Shëmbëlltyrë të ujkut të vjetër, për fat të keq akoma deri në shtator, po e shohim. Ndërsa një figurë të re të pastër e të paprekur nga “çorba e qelbur e kuzhinës berishiane” deri tani nuk po e shohim, me përjashtim të moshës së re të Lul Bashës.
Ne si qytetarë, votuam kundër kësaj qeverie dhe politikës berishiane, edhe për ti dhënë mundësinë kësaj partie që të reflektojë me seriozitet mbi gabimet, fajet e krimet e kryera. Deri tani, nuk po u shohim asnjë shenjë reagimi mbi vetveten. Përkundrazi të gjitha shigjetat e mundshme të PEDESË, janë drejtuar si silurë drejt së majtës që i “vodhi dhe bleu votat”!
E pra, ky nuk është qëndrim korrekt që të bën të urosh një “fitues” të vërtetë.
Çfarë fitoi në fakt Basha?! Një karrike më të lartë?! Apo një moral politik më të pastër? U bë më luajal apo po na tregon dhëmbët, a thua se ia patëm ne fajin për ato që po i quan “zullume” në çdo rast që del në Tv ?!
Ne qytetarët nuk kemi pse të sillemi si diplomatët (shyqyr), kështu që nuk jemi të detyruar të flasim me dorashka e të ruhemi nga ndonjë skandal “diplomatik”! Fjala jonë del ashtu siç është e vërteta copë, pa patur rexerva. Prandaj, ne presim jo nga ndërkombëtarët por nga Qeveria jonë e re që të vërë pikat mbi ” i ” apo mbi “ë ” ku të duan, për të ndarë një herë e mirë Sistemin-ndëshkues ligjor nga sistemi-jo ndëshkues.
Ligji prandaj dhe ekziston, që të përdoret e të zbatohet në praktikë, jo vetëm në letra apo leksione e seminare auditorësh, apo ekranet tip “fevziu” tip “çani” tip “peka” tip “zheji’ etj. etj. sa na lodhën kokën me këta pseudo-ot pa fund.
Qeveri e re me votë kaq të pakundërshtueshme, do të thotë dhe një kurs krejt i ri mbi të vjetrin! Ndryshe vota jonë, nuk përkthehet saktë dhe nuk merr asnjë kuptim!