Hungaria sot voton për rinovimin e parlamentit, pasi për herë të parë do të provohet një sistem i ri elektoral.
Kryeministri hungarez mund të pretendojë të fitojë dhe bastione që deri tani kanë qenë pikat e forta të së majtës. Në mitingun e fundit elektoral, Orban i ka kërkuar popullit të tij dhe katër vjet të tjera.
Opozita kryesore në vend e së majtës, drejtuar nga Atila Mesterhazi, pretendon gjithashtu një fitore të pastër duke premtuar si nëj veprim të parë anulimin e marrëveshjes me Rusinë për programin bërthamor.
Por dhe rritjen e pagave minimale. Një rritje që do të konsisonte në një novel prej 330 eurosh. Ekstremi i djathtë konfirmohet si forca e tretë në vend dhe sipas sondazheve më të fundit mund të kalojë pragun e 20 për qindëshit.
Sistemi elektoral kompleks mund ti japë dhe një numër deputetës shumë të afërt me atë të Aleancës demokratike, koalicionit të drejtuar nga Mesterhazi. Të gjithë listat e tjera, plot 15, mendohet se nuk do e kalojnë pragun elektoral.
VIKTOR ORBAN RUAJTI FITOREN ME 2/3 E DEPUTETEVE, KY ESHTE LAJMI KETU E JO KETO “KURIOZITETE” KOTI FARE.