Disa prej kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se 18 kandidatë në listat e partive të ndryshme rezultojnë me lidhje gjaku, familjare ose krushqie me njëri-tjetrin.
Kështu p.sh. ish-socialisti Agron Duka, i cili garon nën siglën e Partisë Republikane në qarkun e Durrësit, ka përballë kunatin e tij, Lefter Koka, deputet aktual i LSI-së, që kandidon për një mandat tjetër.
Ndërkohë, në listat e LSI janë edhe emrat e kryetarit të partisë, i cili kandidon në Tiranë, ndërsa bashkëshoprtja, Monika Kryemadhi kryeson listën në qarkun e Lezhës.
Në lista janë edhe emrat e Fatmir Mediut dhe Ilirian Celibashi, të cilët kandidojnë për PR dhe PS, përkatësisht në qarqet e Korçës dhe Fierit.
Ndërsa kreu i PDK, Nard Ndoka, ndodhet në listën e PD për qarkun e Shkodrës, kunati i tij, Frrok Gjini, është i pari në listën e kësaj partie në qarkun e Tiranës.
Në Kukës, fisi Elezi shfaqet me disa kandidatë për parti të ndryshme. Kështu, nga ky fis, për FRD kandidon Ardian Elezi, për PS kandidon Lavdim Elezi, si dhe Qemal Elezi, i cili është i dyti në listën e LSI-së.
Në qarkun e Durrësit, Lufter Xhuveli kandidon për PD, ndërsa po në emër të kësaj partie, vajza e tij kryeson listën e qarkut të Tiranës.
Ne mos njeri, tjetri……punet do t’i rregulloje tha…..
Turp, e kujtojne shtetin, prone vetjake
Mos i votoni o njerez, ndeshkojini me vote te 2 klikat e vjetra. Eshte shansi i fundit
Xhuveli me PD,Xhuvelina me Partine Agrare.O zot familje bucesh te gjithe drejt pushtetit,te rrembejme c’te mundim
xhuvelina rrace shkerdhatash
mire qe nuk kane vene ne lista per kandidat dhe gjyshet qe i kane ne varreza .
Dhe populli voton per keta njez i ndjek ne cdo miting keta njerz qe shqiperine e kane ndare ne pjese per vete ndersa populli paguan fatura te kripura pa rroge dhe pa buke
nuk ngrihet ti shporri keto bejlere por i duartoket a e shikon o popull se cfar bejne i jati te pd e bija te agrarja kunati ne nje vend e tjetri ne nje parti tjeter e ti popull ha bar e ata bejne pushimet ne vendet me te bukura dhe ne hotelet me lluksoze voto o popull per ta
Po edhe Meta me te shoqen,nuk ju ka rene ne sy.